​Karikatura e Ditës: Shaqiri e bombardon autobusin e Man Unitedit

Hënë, 17 December 2018 15:28

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është mesfushori me orgjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, për paraqitjen që bëri në derbin e djeshëm kundër Manchester Unitedit.

Dje në orën 17:00 në Anfield u zhvillua derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-1, duke e marrë përsëri kreun e tabelës së Premierligës, shkruan Gazeta Express.

Përkundër që nuk u inkuadrua në lojë deri në minutën e 70-të, kur hyri në vend të Naby Keitës, Shaqiri ishte padyshim protagonisti i kësaj ndeshje, pasi që dy golat e tij arritën t’ia sigurojnë fitoren skuadrës së Jurgen Kloppit.

Fillimisht, Liverpooli kishte kaluar në epërsi në minutën e 24-të përmes golit të Sadio Manes, mirëpo rezultati u barazua në minutën e 33-të, kur për Manchester Unitedin shënoi Jesse Lingard. Për ta kthyer epërsinë, Kloppi vendosi ta inkuadrojë në ndeshje Shaqirin.

Kjo taktikë e trajnerit gjerman rezultoi të jetë e suksesshme, pasi që Shaqiri arriti ta mposhte mbrojtjen e Manchester Unitedit vetëm tre minuta më vonë, ku edhe përmes një devijimi, ai e mposhti portierin David de Gean.

Disa minuta më vonë, në minutën e 80-të, Shaqiri e shënoi edhe golin e tij të dytë, apo të pestin këtë sezon në Premierligë, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij pozitën e parë në tabelën e ligës angleze.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Stoke City në Liverpool për 13,5 milionë euro. Këtë transferim, analisti i Sky Sports, Paul Merson, e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të vitit për shkak të shumës së ulët të shpenzuar, shkruan Gazeta Express.

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit.  Në Premierligë, ai i ka shënuar pesë gola dhe i ka bërë dy asiste të tjera. /Gazeta Express/

dunc9hcwwaazn18 1545050794 7450043

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...