Prenga mposht me nokaut boksierin suedez, spektakël në sytë e shqiptarëve në Kanada

Hënë, 17 December 2018 22:47

Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk di të ndalet. 27-vjeçari i lindur në Mirditë mbrëmë ka mposhtur me knock-out boksierin senegalez që lufton për flamurin e Suedisë, Aldo Colliander.

Në këtë përballje për peshat e rënda të mbajtur në Kanada, Prenga ishte superior pothuajse përgjatë gjithë sfidës. Pika kulminante ishte nokauti që i dha shqiptarit fitoren e 9 në 10 ndeshjet e tij në boksin profesionist.

Ajo që e bën edhe më të madhe këtë fitore është se kundërshtari i Prenges, Colliander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje. Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 22:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...