Jo më “special One”, Man. United shkarkon Mourinjon

Tuesday, 18 December 2018 11:22

“Special One’ nuk është më një i tillë pasi Man.United e shkarkon menjëherë. Humbja kundër Liverpool firmosi zyrtarisht fatin e Zhoze Mourinho-s, një marrëdhënie e cila ishte e destinuar të vinte në këtë pikë, në një kohë kur gjithçka ishte kundër teknikut portugez.

Me një deklaratë “rrufe”, klubi i United ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme e Mourinho-s: “Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e bërë tek Manchester United dhe i urojmë fat në të ardhmen. Një udhëheqës i ri do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni për të zgjedhur më pas një menaxher me kohë të plotë”, lexohet më tej në njoftimin e klubit anglez.

Prej kohësh ndërmjet Mourinhos, lojtarëve dhe stafit drejtues ishte krijuar një krisje e madhe  por Mourinho me egon e tij insistonte se do të qëndronte edhe për shumë kohë në “Old Traford” por ja që drejtuesit e klubit i bëjnë “gol” duke e shkarkuar përpara kohë. Aktualisht Man.United renditet ne vendin e 6-të në Premier League, minus 19 pikë nga Liverpooli kryesues, ndërsa rrezikon ndjeshëm të mos marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...