FIFA: Kosova, me ngritjen më të lartë në vitin 2018

E Enjte, 20 December 2018 11:10

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.

Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grumbulluara, shkruan Gazeta Express.

Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.

“Dardanët” nuk dinë për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, kur trajner i Kombëtares ishte ende Albert Bunjaki. Në atë ndeshje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës, Kosova ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Islanda.

Që nga atëherë, Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Dardanëve dha ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një ecuri të shkëlqyer pasi nuk ka pësuar asnjë humbje. Që nga ardhja e tij Kosova ka siguruar shtatë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat.

Më 20 nëntor  të këtij viti Kosova shënoi fitoren historike me rezultat 4-0 kundër Azerbajxhanit, duke e siguruar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe promovimin nga Liga D në Ligën C.

Screenshot 2

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...