Elseid Hysaj, gjithnjë e më shumë larg Napolit

E Enjte, 20 December 2018 11:24

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Elseid Hysaj po kalon një situatë jo të mirë te Napoli këtë sezon. Ai ka kaluar në plan të dytë në hierarkinë e re të vendosur nga trajneri Carlo Ancelotti, për këtë arsye e ardhmja e tij projektohet larg “San Paolos”.

Nuk është lajm i ri fakti që për 24-vjeçarin interesohet Chelsea, madje thuhet se Maurizo Sarri e kërkon me çdo kusht në Londër.

Zapacosta nuk bën më pjesë në planet e trajnerit toskan, që ka pikëtuar pikërisht Hysajn si njeriun e duhur për të zëvendësuar spanjollin.

Pak javë më parë, Sarri ka telefonuar menaxherin e Hysajt Mario Giuffredi, për të kuptuar më qartë se në ç’pikë janë bisedimet për rinovimin e kontratës. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, ka reaguar i vendosur, duke i dhënë një sinjal të qartë klubit londinez, mund ta bëjë të tijin shqiptarin nëse paguan 55 milionë euro.

Menaxheri i mbrojtësit kuqezi kërkon 3 milionë euro në sezon për rinovimin, ndërsa De Laurentiis nuk ofron më shumë se 2 milionë.

Palët janë shumë larg në qëndrime, aq sa kanë nxitur interesimin e skuadrave të tjera të mëdha, siç është Atletico e Madridit.

Diego Simeone i pëlqen shumë karakteristikat e Hysajt dhe mund të ofrojë 40 milionë ero për kartonin e tij. Vetë Hysaj dëshiron të nisë një aventurë në Premier League, ndaj dhe Chelsea vazhdon të mbetet destinacioni më i mundshëm i futbollistit në janar. /real-news.tv/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...