Kthehet përsëri buzëqeshja për Hysajn dhe Berisha me fat, e shpëton VAR-i

Saturday, 22 December 2018 18:23

Elseid Hysaj kthehet përsëri titullar me Napolin dhe në paraqitjen e tij të sotme, pakkush ka gjë për të thënë, mbrojtësi, i pozicionuar në rolin natyral në të djathtë, ka zhvilluar një ndeshje mëse të mirë përballë SPAL për t’i dhënë fund një periudhë negative ku merrte vetëm komente jo të mira.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, në suksesin 1-0 të skuadrës së tij, mbrojtësi shqiptar luajti më ofensiv se sa zakonisht, duke provuar të merrte fundoren e kromonte në zonë, ndërsa nuk ngurroi të tentonte portën edhe me gjuajtje nga distanca për një gol në Serinë A i cili vazhdon të mungojë në statistikat e tij.

Ndërkohë, Etrit Berisha ka dhuruara disa pritje të shkëlqyera përballë Xhenoas, pro në fund ka dalë i mposhtur 3-1 nga fusha e lojës falë talentit të Piatek. Pikërisht një duel më këtë të fundit mund t’i kushtonte shtrenjtë portierit shqiptar ën minutën e 9 të ndeshjes, por edhe pamjet me VAR nuk qartësuan nëse ishte penallti apo jo. Gjithsesi talenti polak u hakmor në vazhdimin e ndeshjes suke shënuar 2 herë në portën e shqiptarit në një ndeshje të cilën Berat Gjimshiti e ndoqi nga pankina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...