Mediat italiane vlerësojnë Hysajn: E çuditshme...

Hënë, 24 December 2018 14:58

‘Hysaj mirë, Hysaj keq’, kjo është fjalia që po përdoret çdo ditë në mediat italiane për të përshkruar mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj i cili që nga ardhja e Ançelotit të krye të stolit napolitan, nuk po kalon një moment të mirë. Përveç se ka humbur vendin e titullarit dhe besimin e trajnerit, shpesh herë Hysaj zëvendësohet në pjesën e dytë duke treguar se Ançeloti për kërkon më shumë nga Malkuit apo të tjerët e atij roli.

Megjithatë, paraqitja e fundit e Hysajt ndaj SPAL-it, duket se i ka lënë të kënaqur napolitanët, megjithëse ruajnë ende rezerva dhe kritika për të. Mediat italiane shkruajnë për shkodranin se e ndjen shumë presionin e lojës dhe të tifozëve e se kërkon që të bëjë pasa sa më të sigurta edhe pse të shkurtra.

Sa i përket aksioneve të ndërmarra ose të krijuara nga mbrojtësi shqiptar, mediat italiane shkruajnë se Hysaj e jep ndihmën e tij, por çuditërisht jep më shumë ndihmë pasi Napoli të ketë kaluar në avantazh. “Ai jep një mbështetje të madhe për të kaltrit, por paradoks është fakti që këtë mbështetje e jep pasi rezultati të jetë 1-0 në favor të Napolit”, shkruan një nga gazetat italiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...