​Legjenda e Chelseat e paralajmëron largimin e Hazardit: Çdo lojtar e ëndërron Real Madridin

E mërkurë, 26 December 2018 10:07

Legjenda e Chelseat, Michael Essien, e ka paralajmëruar klubin londinez se ylli belg i skuadrës, Eden Hazard, mund të largohet gjatë verës së ardhshme, pasi që të gjithë duan të luajnë për Real Madridin.

Hazard nuk e ka pranuar ende ofertën e klubit të Stamford Bridge, pasi që nuk e marrë ende vendimin për të ardhmen e tij. Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij çfarëdo kontratë që ai e dëshiron për ta mbajtur në klub.

Mirëpo, belgu nuk e ka mbajtur aspak sekret faktin se ai e ka ëndërr të luajë për Real Madridin, mirëpo në deklaratat e tij ka shtuar se përkundër që kjo është një ëndërr e tij, ai do të jetë i lumtur edhe nëse nuk largohet nga Chelsea.

 

Essien, i cili ka luajtur edhe për Chelsean edhe për Real Madridin gjatë karrierës së tij, e pranon se një ofertë nga Real Madridi mund të jetë mjaft e vështirë për t’u refuzuar për cilindo futbollist të Premierligës.

“Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë. Interesimi i Real Madridit, kam dëgjuar për këtë nga mediat. Por, dua të them, kur Real Madridi të thërret, çdo lojtar dëshiron të luajë për ta”, ka thënë Essien.

“Megjithatë, ai është i lumtur në Chelsea dhe shpresoj që ata do të munden ta mbajnë”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...