Napoli ëndërron titullin

Saturday, 29 December 2018 21:10

Napoli i përgjigjet kryesuesve të Juventusit. Pas fitores 2-1 të bardhezinjve, jugorët kanë fituar mes drithërimash 3-2 kundër Bolonjës, duke marrë një 3 pikësh shprese në garën për titull.

Milik ishte ai që hapi serinë e golave, ku mes rrëmujës tundi rrjetën kundërshtare. Reagimi i miqve nuk mungoi, me Santander që shënoi 8 minuta përpara se skuadrat t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Me rikthimin në fushë, ishte sërish bomberi polak që kaloi Napolin në avantazh, ndërkohë që Danilo vendosi sërish baraspeshën.

Megjithatë, kur u duk se gjithçka po i drejtohet një barazimi, Dries Mertens shpik një magji, duke i dhënë fitoren të tijëve. Me këtë triumf, Napoli mban në -9 distancën me kreun dhe +5 nga Interi ndjekës.

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 21:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...