Barcelona ka gati ofertën e çmendur për Kulibalyn

Premte, 04 Janar 2019 20:02

Mediat spanjolle kanë raportuar sot se Barcelona ka bërë gati një ofertë të majme për mbrojtësin senegalez të Napolit, Kalidu Kulibaly.

Katalonasit prej kohësh janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ylli i Napolit duket i zgjedhuri. Sipas mediave iberike, vështirë që këtë herë De Laurentiis t’i thotë jo ofertës së Barcelonës.

Mësohet Barcelona është gati të shpenzojë plot 120 milionë euro për Kulibaly. Ka një derbi në fakt me Real Madridin, por duket se katalonasit kanë avancuar dhe janë shumë pranë mbrojtësit të Napolit.

27-vjeçari është rregullisht në formacionin bazë të Napolit që nga viti 2014, kur u transferua nga Genk, dhe në vitet e fundit ka treguar një formë të shkëlqyer, kështu duke fituar edhe interesimin nga klubet e mëdha evropiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...