Vjen oferta e parë zyrtare për Mourinhon

Saturday, 05 Janar 2019 20:53

Trajneri portugez Jose Mourinho e ka refuzuar një ofertë nga ish-klubi i tij, Benfica, për t’u emëruar trajner i ri i skuadrës.

Benfica e ka identifikuar Jose Mourinho si njeriun e duhur për ta marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rui Vitoria, por portugezi ka refuzuar ta pranojë detyrën, sipas gazetarit të beIN Sport dhe CNN, Tancredi Palmeri, përcjell Gazeta Express.

“Mourinho e ka refuzuar ofertën për ta marrë drejtimin e Benficas”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjiganti nga Primeria Liga e shkarkoi trajnerin 48-vjeçar të enjten, duke i dhënë fund qëndrimit të tij trevjeçar e gjysmë në klub. Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor dhe atëherë raportohej se Benfica po e mendonte përgatitjen e një oferte për të.

55-vjeçari e nisi karrierën prej trajneri në Benfica dhe e udhëhoqi skuadrën e tij drejt gjashtë fitoreve në 11 ndeshje. Por, Mourinho zgjati vetëm tre muaj në stolin e Benficas, pas një mosmarrëveshjeje në bisedime për kontratën e tij me presidentin e sapo emëruar nga klubi atë botë.

Megjithatë, duket se Mourinho nuk e dëshiron rikthimin në Benfica dhe si pasojë e ka refuzuar ofertën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...