Igli Tare insiston, kërkon Elseid Hysajn te Lacio

Hënë, 07 Janar 2019 15:16

Igli Tare mund të jetë “shpëtimi” për Elseid Hysajn dhe të zgjidhë disa nga pasiguritë rreth të ardhmes së mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare të futbollit. Në një moment kur te Napoli mbrojtësi ka përfunduar në stolin e rezervave, drejtuesi shqiptar i Lacios po planifikon që të bëjë një lëvizje për të afruar bashkëkombësin e tij në radhët e bardhekaltërve.

Në fakt Tare ka ndjekur Hysajn që në fillimet e karrierës së tij te Empoli, por në fund Napoli ia rrëmbeu nga duart duke dyfishuar ofertën që kishte bërë asokohe drejtuesi i bardhekaltërve. Tani, çmimi i Hysajt është rritur ndjeshëm, por edhe pretendimet e Lacios, që kërkon futbollistë të afirmuar dhe me shumë eksperiencë. Hysaj është i tillë, pavarësisht moshës së re dhe normalisht ka nevojë që të luajë rregullisht, gjë që te Napoli nuk ndodh më.

Sipas “Il Messaggiero”, Tare po mendon që të marrë Hysajn te Lacio, ku Inzagi do t’i garantonte një vend si titullar të padiskutueshëm në prapavijën e cila e ka të vështirë të ruajë rrjetën e paprekur në këtë sezon.

Kostoja e operacionit është rreth 20 milionë euro, e lartë për Lacion që zakonisht nuk bën ndërhyrje të tilla në merkato në janar. Por kur bëhet fjalë për Igli Taren, asgjë nuk është e pamundur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...