Kampioni i Europës ndihet i fyer, Calja: Shteti s’më bëri as pritjen…

Hënë, 07 Janar 2019 17:00

Sportisti më i suk sesshëm shqiptar për vitin që lamë pas, pa dyshim që ishte peshëngritësi Briken Calja, i cili u shpall kampion, duke fituar tri medalje të arta në Kampionatin Europian që u zhvillua në Rumani. Megjithatë, edhe pse në aspektin sportiv 2018-ta ishte e jashtëzakonshme, problemet kanë qenë të shumta për Caljen, ku ende nuk është shpërblyer plotësisht nga shteti për arritjet e tij.

 

Në një intervistë për “Panorama Sport”, shtangisti kuqezi i bën apel shtetit që të kthejë sytë nga sporti, pasi 2019-ta është një vit shumë i rëndësishëm për shtangën.

Si ishte viti 2018 për Briken Caljen?

Viti që lamë pas ishte viti më i suksesshëm në karrierën time për shkak të rezultateve dhe medaljeve që unë arrita të fitoj. Ku arrita të marr tri medalje ari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Rumani. Një arritje shumë e madhe për vendin tonë.

Gjithashtu, në 2018-ën mora pjesë edhe në Kampionatin Botëror, kur regjistrova një rezultat shumë të mirë, siç ishte vendi i gjashtë që më jep pikë shumë të vlefshme kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Pa harruar edhe dekorimet nga Presidenti i Republikës, që më dha titullin “Kalorësi i Skënderbeut” apo titullin “Qytetar Nderi” që më akordoi kryetari i Bashkisë Cërrik, që është një vlerësim shumë i madh për mua.

Si është forma juaj sportive aktualisht?

Po vazhdoj rregullisht me përgatitjet fizike dhe gëzoj një formë të mirë, edhe pse është ende herët për të folur për rezultate. Shpresoj që ta ruaj këtë gjendje edhe në vazhdim dhe të jem në formën time më të mirë kur të jenë aktivitet e radhës.

Çfarë prisni nga 2019-ta?

Fillimisht kemi përpara Kampionatin Europian, i cili është shumë i rëndësishëm, pasi është një event kualifikues për në Olimpiadë. Shpresoj që ta ruaj kurorën e kampionit në këtë kampionat edhe pse tashmë, siç e dini, do të jem në një kategori të re peshe. Megjithatë, këto gara përcaktohen nga detaje shumë të vogla.

Ky është një vit tepër i rëndësishëm, pasi është kualifikues për në Lojërat Olimpike, ku pas Europianit do të kemi një tjetër kompeticion të madh, siç është Kampionati Botëror. Për këtë arsye i bëj apel shtetit që të kthejë sytë nga peshëngritja, pasi ne përfaqësojmë flamurin shqiptar dhe nuk konkurrojmë privatisht. Vitin që shkoi, vëmendja e shtetit ndaj sportit ka qenë thuajse inekzistente dhe shpresoj shumë që këtë vit gjërat të ndryshojnë, pasi nëse nuk vlerësohem unë që jam kampion Europe, imagjinoni se çfarë ndodh me sportistët e tjerë.
A jeni shpërblyer për medaljet e arta që fituat në Kampionatin Europian?

Jam shumë i zhgënjyer nga shteti, të cilët nuk kanë bërë as minimalen siç është pritja zyrtare, e cila është në protokoll pas suksesit që unë arrita në Europian. Edhe sot që ne po flasim, unë ende nuk jam likuiduar për medaljet e fituara, ku kam marrë vetëm një këst prej 33 për qind të shumës që parashikon ligji dhe pjesën tjetër as vetë nuk e di se kur do ta marr.

Kjo është diçka që nuk arrij ta kuptoj, pasi unë nuk po kërkoj kredi, por dua vetëm të marr shpërblimin që më takon. Mendoj që diçka e tillë është vërtet e turpshme dhe shteti im nuk më njeh si kampion Europe dhe nuk më ka respektuar për tri medaljet historike, përveç nderimit që më ka bërë Presidenti i Republikës.

Kryeministri është shprehur që ne nuk kemi aq problematika sa të mos shpërblejmë sportistët elitarë, ndërkohë që ministria vërteton komplet të kundërtën, duke mos i qëndruar fjalës së kryeministrit dhe jo më fjalës tonë. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër, vetëm të shpresojmë që ministrja që sapo ka marrë detyrën, të kthejë sytë nga sporti, pasi paraardhësja nuk na ka pasur aspak në konsideratë. Panorama Sport

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 17:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...