Revoltohet Joshua: Po stërvitem kot, më gjeni një rival

Tuesday, 08 Janar 2019 19:33

Anthony Joshua, kampioni i botës për peshat e rënda në kategoritë IBF, WBO dhe WBA ka dueluar për herë të fundit më 22 shtator në “Wembley”, ku mundi me “knock-out teknik" Alexander Povektin dhe mbrojti titujt kampion.

Pas atij dueli, boksieri britanik deklaroi se do të rikthehet në ring me 22 prill, sërish në “Wembley”, por 3 muaj nga kjo datë ai ende nuk ka asnjë rival. Dhe për këtë fakt, fajtor është menaxheri i tij, Eddie Hearn, i cili duhet t'i gjej rivalin Joshua sa më shpejt të jetë e mundur.

"Unë nuk e takoj Eddie prej 2 javësh, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t'u përgatitur për një luftë të tillë. Ju duhet të dini se kush do të jetë rivali dhe kështu që ju të filloni përgatitjen nga tani. Unë duhet të di që tani. Pse duhet ta mësoj në fund të këtij muaji?

"Çfarë do të bëj, të rri dhe të pres? Jo, duhet të di se çfarë po ndodh kështu që unë mund të filloj përgatitjet. Këto lloj luftimesh, ju duhet t'i përgatisni tre, katër muaj më parë. Ju duhet të dini se çfarë po bëni paraprakisht dhe më pas të bëni testimin e duhur të drogës ".-tha 30-vjeçari.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, dy objektivat e Joshua janë shumë pranë një dueli mes tyre dhe për këtë, britaniku mund të përballet Dillian Whyte edhe pse Joshua preferonte një rival tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...