Futbolli shqiptar në zi, shuhet ish-portieri i Kombëtares

E Enjte, 10 Janar 2019 08:12

Një personalitet i shquar i sportit shqiptar ka ndërruar jetën sot. Mikel Janku, ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Uvil Zajmi, në një shkrim të hershëm për futbollistin e shquar, ka rrëfyer shumë nga jeta e Jankut. Nga një karrierë ushtarake, tek një tjetër e famshme sportive. Nga një pilot helikopteri mbi Vollga e Don, në një portier i shquar i futbollit shqiptar. Nga Bellova që e zbuloi, prishja me rusët, tek Bekenbauer, golat e Mylerit, Bestit, turneu i Hanoit, Boriçi, Pano, dhe Maliqati…Mikel Janku, aviatori, portieri kombëtares, kampioni dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionisti, gazetari, vëllai i madh i famljes.

Ishte nxënës i shkëlqyer i vitit të tretë, kur e kanë përzgjedhur në kursin e aviacionit në Shkollën Skënderbej. Vetëm një herë në qiell nga fusha e aviacionit në Shijak, me “Jak 18”, një avion i shpejtë, prodhim rus i luftës së dytë botërore dhe me instruktorin Flamur Micka. Rrotat nuk i  janë hapur në zbritje dhe e kanë detyruar të qëndrojë 45 minuta në ajër.

Ishte viti 1958, muaji korrik dhe kur ende nuk kishte bërë 17 vjeç, i hipi vaporrit “Bjelloostrov” për në Odesë. I përcjellë nga familjarët, me dëshirën për të shkuar e studiuar për tri vite në shkollën e njohur të fluturimit në Bashkimin Sovjetik, fillimisht në Pugacov, pastaj në Batacjk të Rostovit, u specializua si pilot për helikopterë transporti. Fluturime në zonën e Vollgës, në hapësirat mbi Don, hedhje me parashutë, ndërkohë që ushtronte sport e fliste mirë rusisht. Luan me shkollën si portier, por edhe baskteboll, gjimnastikë, ski, patinazh në akull. Ndiqte kampionatin rus, tifoz i “Partizanit” që para nisjes nga Shqipëria dhe i Rostovit e CSKA Moskës. Admironte futbollistin legjendar rus, Viktor Poniedelnik.

Nuk e kishte menduar të bëhej pilot, ndërsa futbollist po, pasi luante futboll me lagjet, “Mine Peza”-“Rruga Fotuzi”, ku ishin Pano, Halili, Plangaricat, etj. - diçka nga i ati Andrea, futbollist në rininë e tij. 

Në Shkollën Skënderbej, Ismet Bellova, mësuesi i fizkulturës qe ai që gjatë orës së mësimit e stërviste si portier te gropa e kërcimit. Pastaj në ndeshje midis klasave dhe Bellova do t'i hapte kështu një dritare të vogël, për t'u bërë e madhe më vonë. Me profesorin, mikun, pedagogun, radiokronistin, gazetarin, Janku do të ruajë miqësinë, madje do të jenë bashkë në një kabinë të radios përballë një mikrofoni, shumë vite më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...