×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Provokimi i Real Madrid që tërboi tifozët e Liverpool

E mërkurë, 02 May 2018 10:42

Real Madrid arriti të kualifikohej në finalen e Champions League, pasi barazoi dhe në shtëpi ndaj Bayern Munchen në një ndeshje e cila kishte shumë polemika brenda për të paktën dy penallti të pa dhëna në favor të skuadrës gjermane. Megjithatë në fund ata që festuan ishin madrilenët, që tashmë po mendojnë për të fituar trofeun e 13-të të Champions League, si asnjë skuadër tjetër në Evropë. Por, një veprim i madrilenëve gjatë festës me tifozët e tyre nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve anglezë të Liverpool, të njohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i japin ekipit të tyre. Kanë qenë bluzat me numrin 13-të që “galaktikat”, kanë veshur në përfundim të takimit, që simbolizonin numrin e trofeut që ata do të fitojnë, duke e bërë fakt të kryer një gjë të tillë. Dhe kjo normalisht nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve anglezë që kanë kërcënuar hapur madrilenët, duke i kujtuar se do të shihen sërish bashkë në finalen e madhe të 26 majit që do të luhet në Kiev. Por edhe një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri, pasi Liverpool ende nuk e ka siguruar finalen, ndryshe nga Reali.

Skuadra angleze do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Romës, takimin e kthimit ku është edhe favorite për t’u kualifikuar. Fitorja në takimin e parë në shifrat 5-2, nuk i lë shumë hapësira Romës, megjithatë italianët në shtëpinë e tyre kanë të drejtë që të besojnë deri në fund se mund t’ia dalin, ashtu siç kanë bërë edhe me Barcelonën që e lanë jashtë Champions-it. Mbrëmjen e sotme shkallët e stadiumit do të jenë të tejmbushura dhe një numër i madh tifozët anglezë kanë udhëtuar drejt Romës për të qenë të pranishëm jo vetëm në stadium, por edhe jashtë saj. Mund të ketë edhe trazira, ndërkohë që janë angazhuar 2 mijë policë për të bërë të mundur shmangien e përplasjeve me ultrasit vendas.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 11:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...