Gati për një “Mini Botëror” me vetëm tetë ekipe

E mërkurë, 02 May 2018 19:11

A do të nisë një tjetër kompeticion në fushën e futbollit?

Siç duket, PO! Duke nisur nga 2021 FIFA do të  krijojë një kompeticion të ri në përmasa më të vogla se Kupa e Botës, duke qenë se 4 vitet e pritjes nga një Botëror te një tjetër shihen si një periudhë shumë e gjatë.

Sipas “Reutres”, turneu i ri pritet të luhet çdo dy vite, duke nisur nga viti 2021 dhe kjo nënkupton të tjera ndeshje, të tjerë sponsorë dhe më shumë të ardhura.

Presidenti i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino po mendon për një kompeticion midis 8 skuadrash, që mund të zhvillohet mes tetorit e nëntorit, me 8 kombëtare që do të zgjidhen nga të gjitha kontinentet.

Për këtë risi duket se të gatshëm janë edhe një grup investitorësh, të cilët mund të derdhin plot 25 miliardë dollarë për të blerë të drejtat e turneut për 12 vitet e para që nga nisja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...