Presidenti Ilir Meta reagon për padinë ndaj Thaçit: Pafajësia e drejtuesve të UÇK dhe drejtësia e luftës është konfirmuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për padinë e Prokurorisë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.
Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shprehet se beson në pafajësinë e drejtuesve të UÇK-së dhe drejtësinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës.
 
“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri”,- deklaron Presidenti Meta në mesazhin e tij.
Presidenti i Republikës është politikani i parë shqiptar që reagon nga Tirana zyrtare për padinë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lexoni edhe…
 
Tre ditë para takimit në SHBA, Haga ngre akuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
 
Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
 
Njoftimi zyrtar për padinë e Thaçit dhe Veselit: Akuzohen për 100 vrasje
 
Akuza për krime lufte. VOA: Thaçi është rrugës për në SHBA
 
Grenell: Duam të krijojmë një mini-zonë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ 'Njohja e Kosovës nuk preket'

Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ 'Njohja e Kosovës nuk preket'

Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e...

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Presidenti i Kosovës: Do financohen projekte të mëdha infrastrukturore

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Presidenti i Kosovës: Do financohen projekte të mëdha infrastrukturore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhës midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja konsiderohet si e karakterit ekonomik, ndërkohë që siç thekson Thaçi në të...

Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi

Është publikuar dokumenti i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Bota Shqiptare