Ad imageAd image

“Doktori” i Gylen raporton te autoritetet turke: Mediat shqiptare që financohen nga lëvizja jonë

1 min lexim

‘Gazeta e re’, një portal pranë linjës së Ambasadës turke në Prishtinë, ka përkthyer deklaratat që ka dhënë për autoritetet e Stambollit shtetasi Osman Karakaya, një prej gjashtë turqve të ekstraduar pak ditë më parë nga Kosova.

Portali i referohet artikujve në gazetat turke, të cilat thonë se kanë zbardhur dëshminë e Karakaya, ku ai pranon se Lëvizja Gylen financon disa nga mediat e rëndësishme shqiptare në Kosovë.

Si pjesë e kësaj lëvizje, Osman Karakaya, që njihet me nofkën “Doktori”, pretendon se ka informacione se Gazeta Express, Koha Ditore dhe Gazeta Zëri financohen nga Gylen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Financime ka patur edhe për disa shoqata që veprojnë në Kosovë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull