Ad imageAd image

Humb jetën 40-vjeçari, bie nga pallati

1 min lexim

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim, ku dhe ishte duke punuar.

Viktima është Bujar A., 40 vjeç.

Policia njoftoi se “rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

- reklamë -
Ad imageAd image

Në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme”.

Ndani këtë artikull