Ad imageAd image

Humbja e Santo Ymerajt/ Gjendet motori i ujit në Mal të Zi

1 min lexim

Gjendet motori i ujit që 32-vjeçari Santo Ymeraj humbi që prej natës të së premtes, para gjashtë ditësh.

Motori ka qenë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarëve, ai ishte gjysmë i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Motori është vërtetuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhë dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që dhe ditën e sotme kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët. Por deri tani asnjë shenje të trupit të Sato Ymeraj.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull