Ad imageAd image

Java ndërkombëtare e shëndetit, mamografi falas nga mjekë turq

1 min lexim

Vajzat dhe gratë e Tiranës do të mund të kryejnë mamografi dhe papteste falas për tri ditë rradhazi.

Me qëllim parandalimin e sëmundjeve tumoriale, mjekë turq kanë udhëtuar nga Stambolli drejt Tiranës, dhe nga data 3 deri më 5 prill do të qëndrojnë në sheshin “Skënderbej” për të kryer vizitat.

Këto vizita vijnë si ndihmë e qeverisë turke në javën ndërkombëtare të shëndetit, për parandalimin në kohë të sëmundjeve tumoriale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë gjithashtu edhe në trajnimin e mjekëve dhe infermjerëve për urgjencat mjekësore.

Ndani këtë artikull