Ad imageAd image

Negocitatat me BE-në/ Kryetari i PD-së në Gjirokastër: Duhet të punojmë fort për ëndrrën europiane

1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër me anë të një postimi është shprehur se propozimi i Komisionit për hapjen e negociatave është një lajm shumë pozitiv për vendin tonë.

“Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin. Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian….

Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.”  tha Shehu.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më tej ai vazhdon duke thënë se duhet të përpiqemi shumë që të realizojmë ëndrrën europiane. “Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine. Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt” u shpreh Kreu i PD-së në Gjirokastër.

Ndani këtë artikull