Ad imageAd image

Përfaqësuesi i shoqërisë civile: “Trau” i Ramës, pengesë për kombin shqiptar

1 min lexim

I ftuar në “Syri.net” përfaqësuesi i shoqërisë civile, Andi Tepelena është shprehur se trau që vendosi Rama në Rrugën e Kombit është një barrierë mes shqiptarëve.

Ai gjithashtu u shpreh edhe në lidhje me protestën e nesërme.

“Lirimi i protestuesve dhe anulimi i konçensionit të Rrugës e Kombit janë kërkesat kryesore”-tha Tepelena.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Trau i vendosur në Rugën e Kombit është i paligjshëm. Pasi konçensioni është dhënë pa u bërë konsultat publike me qytetarët. Banorët u ngritën dhe prishën një objekt të paligjshëm. Pra nuk kemi pse të ketë ndjekje publike. Janë një sërë ngjarjesh që po ndodhin kohët e fundit ku vihet në diskutim sinqeriteti i qeverisë, për të mos thënë që i kemi të bëjmë një thikë pas shpinës edhe për kosovarët. Ky tra është për të penguar lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

Kjo rrugë nuk i përket vetëm gjysmës së kombit, por të gjithë shqiptarëve.

Nesër do i kërkojmë Ramës të lirojë protestuesit e burgosur, kjo është një thirrje edhe për gjyqësorin. Së dyti do kërkojmë të heqin dorë nga ky konçension, më herët duhet konsultuar me grupet e interesit’, u shpreh ai.

Ndani këtë artikull