Ad imageAd image

Policia italiane prangos ish-zyrtarin shqiptar

1 min lexim

Policia italiane ka vënë në pranga një ish- zyrtar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave vendase 39-vjeçari nuk kishte pasur asnjë problem në shtetin fqinj, por u arrestua për llogari të Shqipërisë.

Paraprakisht bëhet e ditur se ish- zyrtari shqiptar ka qenë pjesë e një këshilli bashkiak, ndërsa në Shqipëri akuzohet për shkelje të detyrës dhe falsifikim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në vitin 2013 ai u dënua me dy vite burg, por ishte larguar nga Shqipëria para vendimit dhe nisi një jetë në Itali.

Ai punonte si kuzhinier në Monza, por një njoftim i policisë shqiptare solli arrestimin e tij nga karabinierët dhe tashmë pritet ekstradimi.

Ndani këtë artikull