Ad imageAd image

Protesta kundër TVSH, zbulohen zonat ku do mbyllen dyqanet

1 min lexim

Ditën e nesërme biznesi i vogël dhe i mesëm në kryeqytet në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së, do të mbyllin qepenat.

Raportohet se bizneset do të protestojnë në disa pika, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

Burime nga mbledhja e PD zbuluan dhe bashkëbisedimin e Lulzim Bashës sot me deputetët në mbledhjen e grupit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Qytetarët mendojnë se presioni duhet zgjeruar, sepse ka patur impakt të madh pas protestës së të enjtes.”, mësohet të jetë shprehur Basha. Ndërkohë, të njëjtat burime theksojnë se në vazhdën e protestave, është menduar që brenda kësaj jave të këtë bllokim rrugësh në kryeqytet.

Ndani këtë artikull