Ad imageAd image

“Shqiponja”/ Shoferi humb kontrollin, përplaset me trafikndarësen

1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, tek rrethrrotullimi “Shqiponja”. Nga fotot duket se një mjet luksoz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pamjet tregojnë se mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për drejtuesin e tij.

Për shkak të aksidentit, në zonë është krijuar trafik, duke bërë që automjetet të prisnin rreth 30 minuta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./ballkanweb

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull