Ad imageAd image

Shqiptari në Itali përplaset për vdekje në punë

1 min lexim

Një shqiptar ka humbur jetën nga një aksident pune në Itali. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në komunën Tortona në rajonin e Piemontes. Vikta e këtij aksidenti është Ylber Islami, 47 vjeç.

Viktima ishte duke punuar në kantierin rrugor të hapur në afërsi të qytezës së Castello d’Annione në autostradën Torion-Piacenza kur është goditur për vdekje nga një makinë tip “Toyota Aygo” drejtuar nga një grua 39-vjecare.

Babai i dy fëmijëve jetonte prej disa vitesh në komunën Toronta. Autorja e aksidentit ka mbetur nënë pranga.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull