Ad imageAd image

U bllokuan në malin e Tomorit, helikopteri i FA evakuon 5 të rinjtë. Ja çfarë kishte ndodhur

1 min lexim

Helikopteri i Forcave të Armatosura ka arritur të shpëtojë pesë personat e ngecur në malin e Tomorit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shtetasit e bllokuar, të gjithë meshkuj, po lëviznin me një mjet, i cili pësoi defekt shumë larg qendrave të banuara dhe rrezikonin të kalonin natën në qiell të hapur.

Personat e evakuuar u transportuan me helikopter dhe u ulën në Bazën Ajrore të Farkës në Tiranë, në gjendje të mirë shëndetësore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata sinjalizuan autoritetet duke kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Me të marrë njoftimin, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis për t’u ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Ndani këtë artikull