Ad imageAd image

Veç deputetëve edhe 400 qytetarë ndiqen penalisht për mosbindjen civile

1 min lexim

Jo vetëm deputetët dhe kryetarët e bashkive, por edhe qytetarët e tjerë që morën pjesë në protestën e 5 prillit në 4 akse rrugore, do procedohen nga Policia e Shtetit.

Burime nga uniformat blu sqaruan për “Report tv” se po identifikohen të gjithë personat të cilët iu bashkuan deputetëve për bllokimin e rrugëve.

Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike.

Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Gjithashtu janë proceduar edhe kryetarët e bashkive të Kukësit, Shkodrës, Kamzës dhe Vorës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull