Ad imageAd image

Vlorë/ Hajdutë serialë, por lihen të lirë. Ja arsyeja…

2 min lexim

Gjenden autorët  e një seri vjedhjesh në qytetin e Vlorës, por ata janë lënë të lirë për shkak se janë minorenë.

Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për Xh.H-15 vjeç, M.L- 12 vjeç, dhe I.T- 12 vjeç, banues në Vlorë.

Ata rezultojnë të jenë autorë të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Vlorës. Vjedhja e fundit është kryer  më 28 mars, në lagjen “Pavarsia, ku minorenët  kanë  hyrë me forcë në  një pastiçeri në pronësi të shtetasit A.A.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu sëbashku rezultojnë të jenë autorë  të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, gjatë orëve të natës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D..

Më datë 22.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh të shtetasit S.E..

Më datë 02.08.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjehdur një shumë lekësh në automjetin e shtetasit B.J..

Më datë 30.09.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur disa çelsa e pajisje në automjetin Rulotë të shtetasit E.A..

Më datë 02.10.2017, në lagjen “Lef Sallata”, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit F.D..

Më datë 30.11.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur në dyqanin “Kioskë” të shtetases F.L.

Sakaq, numri  i minorenëve të implikuar në vepra  të tilla penale në Shqipëri, është rritur ndjeshëm  muajt e fundit.

Ndërkohë, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndani këtë artikull