Ad imageAd image

Vritet biznesmeni në Greqi, 2 shqiptar të dyshuarit kryesor

1 min lexim

Dy shqiptarë janë të dyshuar për vrasjen e një biznesmeni në Greqi.

Dy shqiptarët të cilët janë liruar nga burgu kohët e fundit, dyshohen për vrasjen e e një 52-vjeçari në lagjen Kifissia në veri të Athinës, më 2 prill.

Biznesmeni 52-vjeçar ndërroi jetë pas 19 ditëve në reanimacion, pa mundur t’u rezistonte dëmtive të shumta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hetuesit duken të sigurt se vrasësit kanë qenë të arrestuar më parë për krime të ngjashme dhe pas kërkimeve në dosjet e krimeve e kanë ngushtuar shumë rrethin e të dyshuarve.

Aleksandros Stamatiadhis iu nënshtrua të paktën dy operacioneve për shkak të dëmtimeve të shumta të marra pas dy goditjeve me armë dhe goditjeve në kokë me një objekt metalik të rëndë.

Ndani këtë artikull