Ad imageAd image

Xhaxha e nip godasin me thikë dhe armë të riun në Tiranë, ja detajet

1 min lexim

TIRANË- Një sherr ka ndodhur natën e kaluar në periferi të Tiranës, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, xhaxha e nip.

Sipas të dhënave zyrtare janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit A.L., 39 vjeç, banues në Kamëz dhe F.L., 21 vjeç, banues në Kamëz, (nipi dhe xhaxhai).

Kjo, pasi rreth orës 17:00, në rrugën “Agllai Tako”, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve S.P., 22 vjeç banues në Babrru me 39-vjeçarin A.L., nipi i tij e ka goditur me kaçavidë, ndërsa shtetasi A.L., dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri në ajër dhe drejt tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

22-vjeçari S.P., pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Ndani këtë artikull