Ad imageAd image

Brukseli, 4 muaj afat Kosovës për hartimin e statutit të Asociacionit

1 min lexim

Bashkimi Evropian I ka dhënë afat Kosovës 4 muaj për sa i përket statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë herë Brukesli i ka caktuar afat palës kosovare se kur duhen ta hartojnë statutin e këtij Asociacioni. Në faqen zyrtare të saj, Bashkimi Evropian vlerëson se njoftimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e mandatit ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit -Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i mirëpritur.

“Procesi i hartimit të Statutit ka filluar dhe do të bëhet brenda një afati kohor prej katër muajsh. Ky hap i shumëpritur lejon zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, e cila është një detyrim që Kosova ndërmori në dialogun e lehtësuar të BE-së, marrëveshjet e Brukselit të Prillit 2013 dhe Gusht 2015”, thuhet në njoftimin e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull