Ad imageAd image

Studimi/ Serbia ka hequr dorë nga Kosova

1 min lexim

Një studim i ri tregon se serbët nuk dëshirojnë ta sakrifikojnë hyrjen e tyre në BE ose të bëjnë ndonjë sakrificë personale për Kosovën.

Një studim i ri i bërë në mes të 17 dhe 27 dhjetorit nga “Open Society Foundation”  dhe IPSOS Strategic Marketing, i publikuar të martën, tregoi se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarëve e shohin Kosovën si ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi i tyre.

“Duke folur për priotitetet me të cilat qeveria duhet të merret, çështja e Kosovës është shumë prapa çështjeve ekonomike, shëndetit dhe korrupsionit”, thanë autorët e studimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vetëm tetë për qind thanë se Kosova është prioritet, 22 për qind se Kosova është ndër tre prioritetet kryesore. Ndërsa më shumë se gjysma thanë se nuk i përcjellin lajmet në lidhje me Kosovën, kurse më shumë se një çerek thanë se përcjellin vetëm lajmet kryesore./ Express

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull