×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kulti i djallit. Cfarë besojnë satanistët???

Tuesday, 17 Prill 2018 14:48

Në nëntor të 2012-ës një monument guri në të cilin ishin gdhendur Dhjetë Urdheresat (Parime Biblike) u vendos në sallën e kongresit të Oklahomas. 7 vjet më parë, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që monumenti i Dhjetë Urdheresave i vendosur në Teksas të mos shkelë Urdhrin e Parë për ndalimin e qeverinë në ligjberje, duke respektuar themelimin e fesë.

Por sot fe të tjera e kërkojnë një gjë të tillë: Në dhjetor Tempulli Satanik filloi një fushatë për vendosjen e një monumenti të vetin pranë monumentit të Dhjetë Urdhëresave me motivin se do t’i jepte mundesinë qytetarëve të Oklahomas për të perqafuar lirite bazike te shkruara ne Kushtetute. Ato donin te fitonin nje shume prej 20 mije dollarësh deri me datë 18 janar, por që tani e kanë tejkaluar synimin e tyre. Të hënën, ata zbuluan formën e monumentit të tyre (në pikturë) – një krijesë me krahë me bustin e një njeriu, kokën e një dhie me brirë në nivel me një Pentagram, dy gishta të ngritur lart dhe dy fëmijë me flokë të çrregullt që shikojnë me çudi. Siç duket, satanistët kanë sens humori. Por çfarë besojnë ata në realitet?

Kjo është një pyetje e veshtirë për t’iu përgjigjur. Mbase nuk do të surprizoheni shumë kur të dëgjoni se Satanistët janë një bande mjaft e rrembyer, me organizata, besime dhe rituale të ndryshme. Shumë nga këto organizata janë tërësisht ose pjesërisht të fshehura, me shumë sekrete ndaj jo-mbështetësve të tyre. Shumë nga ata janë spiritualiste: E adhurojnë Satanin sikur të ishte hyjni. Përkrahësit e Ministrisë Satanistë e njohin Satanin dhe Luçiferrin si një qënie reale dhe besojnë se ai është Babai i Vërtetë dhe Zoti Krijues i njereëzimit. Të tjerë – sidomos Kisha e Satanit, e gjetur nga Anton Lavey, një nga okultistët më të njohur që pas Alesteir Croëley-t. Satanistët janë materialistë dhe refuzojnë të besojnë në qeniet e mbinatyrshme. Lucien Greaves, një zëdhënës i Tempullit Satanist, e përshkruan veten si një ateist kur vjen puna për të besuar tek te mbinatyrshmit dhe thotë se për te Satanizmi qendron për “sovranitetin individual në ndjekje të diturisë, edhe kur kjo dituri është e rrezikshme”. “Bibla Satanike” e LaVey-t deklaron se jeta është një privilegj i madh ndërsa vdekja një gjë për t’u shmangur. Prandaj jetoni të tashmen!…Zgjidh këtë ditëm këtë orë për të vepruar.

Pavarësisht nga ndryshimet, shumë të përbashkëta lidhin degët e materialistëve dhe spiritualisteve te Satanizmit: domethënë një besim se adhurimi i një hyjnie të mbinatyrshme, heqjen e kufizimeve në progresin e njeriut dhe diturisë sëtij, besimi në shkencë, në mësimin rracional pa kufizime. Peter Gilmore, pasardhësi i LaVey-t si drejtor i Kishës Satanike, në dallimin mes njerëzve materialistë dhe spiritualë: ai beson se këta të fundit kanë nevojë për dikë që “i flet nga qielli” edhe nëse ai është i lumtur. Në këtë sens, Satanistët materialistë janë ateiste, ose ateiste që ndjekin disa rituale. Por zoti Gilmore thotë se Kisha e tij në këndvështrimin hebraik e sheh Satanin si “Kundërshtar”. Në këtë kuptim Satani na vjen si një lloj figure letrare ose metonimi si sfidues i orthodoksizmit, më shumë se sa si një djall apo Zot gjakatar.

Shume prej tyre që janë të lidhur me Satanizmin janë dënuar për akte të tmerrshme. Por këto kanë qenë vrasjet e para të bëra në emër të fesë. Disa shpresojnë se këto argumenta do të bindin ligjvënësit e Oklahomas të mos e pranojnë këtë tempull të qendrojë afër Dhjetë Urdheresave.

*********

Çfarë është Satanizmi?

Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit.
Origjina e Termit

Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jeëel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishes angleze”) shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: “Koha kur Luteri përhapi nëpër Gjermani fjalën e tij të helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizëm”. Në fjalinë e mësipërme, fjala satanizëm i referohet mësimeve të Luterit megjithëse ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurrë të adhuronte Djallin apo frymëzohej prej tij.

Levizjet Satanike

Sipas disa sociologeve, satanizmi nuk mund të konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përpjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të suksesshme. Satanizmi ekziston si “kundërshtar i kristianizmit” pra rrjedhimisht në funksion të tij. Në fakt çështja nuk është dhe aq e thjeshtë pasi si satanistë etiketohen edhe lëvizje të tjera shumë heterogjene:

Satanizmi “rebel”, që kundërshton këndvështrimin kristian në mënyrën e të jetuarit. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bejnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre që bien ndesh me shoqërinë.

Satanizmi “fetar”, që bazohet në besimin e ekzistencës së Djallit. Organizata me e njohur qe i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe është themeluar nga Michael Aquino dhe disa antarë të tjerë të Kishës së Djallit.

Satanizmi “filozofik” ose “modern” që bazohet në adhurimin e Satana-it apo djajve të tjerë. Ky grupim përfaqësohet nga Kisha e Satana-it që është themeluar nga LaVey, pas vdekjes të së cilit ky organizëm pësoi disa ndryshime. Gjithçka bazohet në urdhëresat që gjenden në biblën djallëzore. E veçanta e tyre është se të gjithë e konsiderojnë veten profetë. Ata organizojnë shpesh rituale dhe mesha të zeza ku përfshihet dhe magjia. Megjithëse cilësohen si satanistë të bindur ata nuk shfaqen publikisht për shkak të paragjykimeve.

Satanizmi “tradicional”, duke parë këtë besim si të vetmen mënyrë për zhvillimin individual dhe atë të shoqërisë nëpërmjet vetëshkatërrimit të saj. Organizata me e njohur që i perket kësaj kategorie është “Urdhri i 9 engjëjve” (Order of Nine Angels).

“Kultistët”, anëtarë të një komuniteti që adhurojnë djallin nëpërmjet sakrifikimit të qenieve njerëzore. Megjithëse disa individë janë dënuar për këto krime, ka dyshime mbi disa njerëz të cilët mendohen se i përkasin kësaj organizate shumë të fshehtë.

Ne vendet perëndimore ekzistojnë sekte tëpër të fshehta që praktikojnë në mënyren e tyre adhurimin ndaj djallit. Në Sh.B.A, lëvizjet sataniste kanë mundësuar që ti njihet statusi fetar dhe të kenë priftërinjtë e tyre në ushtri për rastet kur mund të humbin jetën gjatë shërbimit ushtarak. Suksesi për këtë arritje vjen nga fakti se gjatë protestave me levizjet sataniste u bashkuan dhe lëvizjet homoseksuale. Motoja e përdorur gjatë protestave të tyre ishte “Bëj ç’të duash: ky është ligji”.

Për shumë sekte, gjarpri simbolizon dijen (ashtu siç ndodh per Satana-in, që kur prezantohet si Lucifer, përfaqëson “sjelljen e dritës”). Disa dijetarë të kësaj fushe mendojnë se Bibla, të cilën ata e quajnë ndryshe Demiurg, në të vërtetë është Djalli.

Në numerologjinë biblike numri gjashtë përfaqëson njeriun. Mendohet se 666 (numër djallëzor) është krijuar për ti gjetur diçka të kundërt numrit hyjnor 777. Me 666 janë etiketuar dhe disa nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit të kaluar si: Stalin, Franko, Hitler, Kastro dhe Benito, ndoshta është rastësi por të gjithë këta emra janë me 6 shkronja… Ndoshta është një element që na bën të mendojmë se njëri prej tyre duhej të shkaktonte apokalipsin që duhet të ndodhte në fund të shekullit të kaluar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...