Aktualitet Archives - 55 News https://55news.al/category/aktualitet/ Sat, 25 Oct 2025 16:59:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Aktualitet Archives - 55 News https://55news.al/category/aktualitet/ 32 32 Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG, kreativiteti skandinav tani në Tiranë https://55news.al/aktualitet/grupi-balfin-sjell-flying-tiger-copenhagen-ne-teg-kreativiteti-skandinav-tani-ne-tirane/ Sat, 25 Oct 2025 16:59:23 +0000 https://new.55news.al/?p=225287 Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-it me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht.  Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan, në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG). Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në […]

The post Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG, kreativiteti skandinav tani në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-it me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. 

Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan, në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG).

Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në Shkup, ndërsa dyqani tjetër do të hapet së shpejti në Prishtinë. 

Hapja e FLYING TIGER COPENHAGEN NË TEG është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Plani parashikon hapjen e 8 dyqaneve brenda këtij viti, e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

Martin Jeremiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si një partner kyç rajonal:

”Jemi shumë të entuziazmuar që ndodhemi në Shqipëri. Për shkak të suksesit të madh që kemi pasur në Europën Lindore dhe Jugore, nga Polonia deri në Greqi, jemi jashtëzakonisht të emocionuar për dinamizmin e tregut, popullsinë e re dhe potencialin që ofron Shqipëria.

Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë rrugëtim së bashku me BALFIN, një partner i fortë dhe i besueshëm me një përvojë shumë të ngjashme me tonën.”

Stiven Grunerud, Zëvendës President për Zhvillimin e Strategjisë në BALFIN, përmendi atraktivitetin unik të Flying Tiger Copenhagen:

“Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është se produktet ndryshojnë dhe shtohen vazhdimisht.
Nuk viziton dyqanin vetëm një herë – je i ftuar të kthehesh rregullisht, sepse gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar.”

Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton një pasuri”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët shqiptarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

The post Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG, kreativiteti skandinav tani në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën https://55news.al/aktualitet/24-vite-nga-ngjarja-qe-ndryshoi-boten/ Thu, 11 Sep 2025 19:33:13 +0000 https://new.55news.al/?p=225273 Më 11 shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Katër avionë pasagjerësh të kthyer në armë nga 19 terroristë të Al-Kaedës goditën zemrën e Amerikës, duke lënë pas gati 3 mijë viktima dhe një glob të tronditur nga frika e pasiguria. Sot, 24 vite më vonë, kujtesa e asaj dite mbetet po aq e gjallë, jo vetëm […]

The post 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën appeared first on 55 News.

]]>
Më 11 shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Katër avionë pasagjerësh të kthyer në armë nga 19 terroristë të Al-Kaedës goditën zemrën e Amerikës, duke lënë pas gati 3 mijë viktima dhe një glob të tronditur nga frika e pasiguria. Sot, 24 vite më vonë, kujtesa e asaj dite mbetet po aq e gjallë, jo vetëm për amerikanët, por për mbarë njerëzimin.

11 shtatori nuk ishte thjesht një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara. Ishte një goditje ndaj konceptit të sigurisë botërore, ndaj bindjes se qytetërimi modern ishte imun ndaj terrorit. Në pak orë, Kullat Binjake u shembën si kështjella prej rëre, ndërsa Pentagoni, simboli i mbrojtjes amerikane, u bë shënjestër e terrorit.

Por Amerika tregoi se plagët nuk e dobësojnë, përkundrazi, e bëjnë më të fortë. Në vend të një shoqërie të thyer, nga hiri i tragjedisë u ngrit një komb i bashkuar, që gjeti forcën të rindërtohej, të kërkonte drejtësi dhe të udhëhiqte botën në luftën kundër terrorizmit. 11 shtatori ishte ditë e errët, por përgjigjja e Amerikës u kthye në një shembull të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Sot, 24 vite më vonë, kujtojmë viktimat me dhimbje dhe respekt, por edhe me shpresë se ideali i lirisë nuk mund të shuhet nga frika. Amerika dëshmoi se terrori nuk mund të thyejë një komb që beson tek demokracia, tek vlerat dhe tek forca e bashkimit.

Historia e 11 shtatorit na kujton se rreziku është i përhershëm, por edhe se drita e qytetërimit është më e fortë se çdo errësirë. Dhe në këtë 24-vjetor, mes dhimbjes dhe reflektimit, mbetet mesazhi i optimizmit: terrori mund të godasë, por kurrë nuk mund të triumfojë.

55news.al

The post 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën appeared first on 55 News.

]]>
Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji! https://55news.al/aktualitet/ndahet-nga-jeta-para-kohe-gazetari-dhe-publicisti-i-njohur-artur-zheji/ Sat, 23 Aug 2025 20:40:19 +0000 https://new.55news.al/?p=225257 Është shuar sot Artur Zheji, një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikës dhe gazetarisë shqiptare.Publicist, analist, mendimtar dhe një ndër zërat më të artikuluar të shoqërisë sonë, ai është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, ai është ndjerë keq rreth orës […]

The post Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji! appeared first on 55 News.

]]>
Është shuar sot Artur Zheji, një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikës dhe gazetarisë shqiptare.
Publicist, analist, mendimtar dhe një ndër zërat më të artikuluar të shoqërisë sonë, ai është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, ai është ndjerë keq rreth orës 16:10 dhe gjatë kohës që po transportohej në spital ka ndërruar jetë.

Lindur më 29 gusht 1961 në Tiranë, Artur Zheji rridhte nga një familje me rrënjë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare. Djali i gjuhëtarit të shquar Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, ai u rrit në një ambient të pasur kulturor dhe intelektual, që më vonë do të shërbente si themel për rrugëtimin e tij në gazetari dhe filozofi politike.
Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve për regjisurë dhe më pas punoi si dramaturg në Teatrin Kombëtar. Në vitet ’90, Zheji e zhvilloi karrierën e tij në median italiane duke u bërë një nga gazetarët më të njohur të radioas radikale. Në fund të viteve ’90 u kthye në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës, ku me emisionin “Luftë apo paqe në Kosovë”, i dha një tjetër hov televizionit në Shqipëri.

Zheji nuk ishte thjesht një analist. Në një epokë të mbingarkuar me lajme të shpejta dhe debate sipërfaqësore, ai guxonte të ngrinte pyetje të mëdha, të sfidonte konformizmin dhe të depërtonte thellë në kuptimin e ngjarjeve.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, dha një kontribut të vyer në disa prej institucioneve kryesore mediatike të vendit. Ka qenë drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe kryeredaktor i gazetës “Mapo”, ku u dallua për stilin e tij të mprehtë dhe analizat e thelluara. Publikut të gjerë iu bë i njohur përmes emisionit “360 Gradë”, të cilin e drejtoi duke sjellë zëra të ndryshëm me kurajo dhe integritet profesional.

I lidhur fort me Shqipërinë, me historinë dhe trashëgiminë e saj, Zheji ishte një kritik i ndershëm dhe dashamirës i vendit të vet. Ai besonte se dashuria për atdheun shprehet me guximin për të thënë të vërtetën, sado e vështirë të jetë ajo.

Nip i studiuesit të njohur Gjergj Zheji dhe pinjoll i një dinastie të ndritur intelektuale, Artur Zheji mishëroi përkushtimin ndaj dijes, mendimit të lirë dhe përgjegjësisë publike. Ai ishte mentor për shumë gazetarë të rinj, koleg i respektuar dhe njeri me integritet të pakompromis.

Largimi i tij lë një boshllëk të ndjeshëm në median shqiptare dhe në jetën publike. Zëri i tij do të mungojë në debatet e ditës, në editorialet e kthjellëta dhe në interpretimet që nxisnin reflektim e diskutim të thelluar.

Bashkëpunëtor i Top Channel që prej themelimit të këtij televizioni nga Dritan Hoxha dhe deri së fundmi si analist në emisionin “Top Story”, Zheji mbetet një pikë referimi për ata që zgjedhin të mendojnë para se të flasin dhe të pyesin përpara se të gjykojnë. Figura e tij mbetet e lidhur ngushtë me zhvillimin e mendimit kritik dhe jetës publike në Shqipëri, dhe do të kujtohet si një gazetar e analist me integritet, që i dha peshë debatit publik shqiptar

The post Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji! appeared first on 55 News.

]]>
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndroqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra https://55news.al/aktualitet/prehu-ne-paqe-vella-ylli-ndroqi-artur-zheji-njeriu-qe-jetoi-360-grade-por-qe-u-tradhtua-nga-zemra/ Sat, 23 Aug 2025 20:37:01 +0000 https://new.55news.al/?p=225255 Presidenti i Yldon media group, Ylli Ndoqi i bëri homazh të ndjerë Gazetarit Artur zheji, që u nda nga jeta pa pritur këtë të shtunë. Ndroqi, kujtoi kohën kur Zheji nisi nga kjo familje mediatike rrugëtimin mediatik të emisionit 360 gradë. “Tur Zheji, vëlla, ose Zoti 360 gradë, siç të quanim miqësisht, kur iu bashkove […]

The post “Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndroqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Yldon media group, Ylli Ndoqi i bëri homazh të ndjerë Gazetarit Artur zheji, që u nda nga jeta pa pritur këtë të shtunë. Ndroqi, kujtoi kohën kur Zheji nisi nga kjo familje mediatike rrugëtimin mediatik të emisionit 360 gradë.

“Tur Zheji, vëlla, ose Zoti 360 gradë, siç të quanim miqësisht, kur iu bashkove familjes mediatike Yldon Media Group, në vitin 2017, zemra më rrahu fort, kur mësova për ty. Shumëçka më kaloi ndër mend ashtu rrufeshëm, siç ishte edhe ikja jote e pakohë. Tamam si këto stuhitë e fundgushtit në detin e pamasë, që ti e doje aq shumë.”

Artur Zheji, orator dhe mendimtar i mprehtë, pa kompromise; një burrë që e deshi jetën dhe e jetoi atë me gjithë pasion. Por e sotmja, ishte një tradhti e zemrës në festimin e jetës së të birit. Sot Shqipëria ka humbur një personalitetet publik të rrallë dhe burrë të mençur!

 

The post “Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndroqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra appeared first on 55 News.

]]>
Skandali i Dumanit me Irena Gjokën https://55news.al/aktualitet/skandali-i-dumanit-me-irena-gjoken/ Tue, 08 Jul 2025 13:35:38 +0000 https://new.55news.al/?p=225239 Denoncimi i Berishës   Dua të informoj opinionin për aktin fasadë, të turpshëm të Altin Troplinit, i cili në një akt pafytyrësie, ka hapur çështje personale pa person për problemin e Irena Gjokës. Pra, ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, për Irena Gjokën. Në një përpjekje të turpshme për të nxjerrë se Irena […]

The post Skandali i Dumanit me Irena Gjokën appeared first on 55 News.

]]>
Denoncimi i Berishës

 
Dua të informoj opinionin për aktin fasadë, të turpshëm të Altin Troplinit, i cili në një akt pafytyrësie, ka hapur çështje personale pa person për problemin e Irena Gjokës.
Pra, ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, për Irena Gjokën.
Në një përpjekje të turpshme për të nxjerrë se Irena është viktimë dhe i kanë marrë pasaportën.
A mund të imagjinoni ju se çfarë llumi profesional dhe njerëzor ka këtu?
Irena me firmë dhe me vulë ka autorizuar me note avokatët për t’u marrë me dënimet e saj në Greqi dhe Altin Dumani hap çështje penale jo për personin, por për çështjen, vetëm e vetëm si ta mbrojë sepse është vetë një Irenë me pantallona.
Dumani përfaqëson një Irenë me pantallona.
Një njeri që ka fshehur origjinën e pasurive, tre apartamente dhe banon në një vilë tjetër tek vjehrri.
Pra, siç e shihni, një kalbësirë mafioze e narkoshtetit po dekompozohet.

The post Skandali i Dumanit me Irena Gjokën appeared first on 55 News.

]]>
Paralajmërimi i SHBA: Do godasim liderët autoritarë edhe në Evropë https://55news.al/aktualitet/paralajmerimi-i-shba-do-godasim-lideret-autoritare-edhe-ne-evrope/ Thu, 29 May 2025 20:22:58 +0000 https://new.55news.al/?p=225223 Departamenti i Shtetit i Trump do të ndalojë lëshimin e vizave për zyrtarët e huaj që janë përpjekur të censurojnë platformat amerikane të mediave sociale si X dhe Rumble.   “Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, […]

The post Paralajmërimi i SHBA: Do godasim liderët autoritarë edhe në Evropë appeared first on 55 News.

]]>
Departamenti i Shtetit i Trump do të ndalojë lëshimin e vizave për zyrtarët e huaj që janë përpjekur të censurojnë platformat amerikane të mediave sociale si X dhe Rumble.

 

“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”, thotë Rubio.

“Kjo nuk do të godasë vetëm autoritarët në vende si Kina – por edhe imituesit e tyre në vende si Evropa, ideja e të cilëve për “demokracinë” është një oligarki ku nëse nuk pajtohesh, censurohesh ose kriminalizohesh”, thotë Kevin Steele që shërben si Prokuror i Qarkut Montgomery që nga viti 2016.

The post Paralajmërimi i SHBA: Do godasim liderët autoritarë edhe në Evropë appeared first on 55 News.

]]>
Rama kontroll Veliajt në burg, gjenden 10 celularë në qelinë ku qendron kryebashkiaku https://55news.al/aktualitet/rama-kontroll-veliajt-ne-burg-gjenden-10-celulare-ne-qeline-ku-qendron-kryebashkiaku/ Thu, 29 May 2025 11:20:01 +0000 https://new.55news.al/?p=225221 Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Në këtë objetk eshte i burgosur edhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Sipas informacioneve, mësohet se nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit. Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka […]

The post Rama kontroll Veliajt në burg, gjenden 10 celularë në qelinë ku qendron kryebashkiaku appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit.

Në këtë objetk eshte i burgosur edhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Sipas informacioneve, mësohet se nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Rama kontroll Veliajt në burg, gjenden 10 celularë në qelinë ku qendron kryebashkiaku appeared first on 55 News.

]]>
Korrupsioni në Bashki/ Si SPAK u rrëzua para drejtoreshës së Erjon Veliajt https://55news.al/aktualitet/korrupsioni-ne-bashki-si-spak-u-rrezua-para-drejtoreshes-se-erjon-veliajt/ Thu, 29 May 2025 11:12:34 +0000 https://new.55news.al/?p=225219 Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.   Gjykata kundër […]

The post Korrupsioni në Bashki/ Si SPAK u rrëzua para drejtoreshës së Erjon Veliajt appeared first on 55 News.

]]>
Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.

 

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për burg ndaj ish-drejtoreshës së klubit sportiv “Tirana” dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke ua konvertuar dënimin në disa orë pune në komunitet. Një vendim që bie ndesh me faktet e publikuara nga vetë SPAK që tregonin për një skemë klasike korrupsioni me zinxhir urdhrash dhe veprimesh të koordinuara nga lart poshtë.

Në dosjen që kishtë përgatitur SPAK kishte prova të mjaftueshme se drejtoresha në fjalë ishte e përfshirë kokë e këmbë në manipulimin e tenderave, duke eleminuar kompanitë e tjera sipas një procedure të qepur posaçërisht për kompaninë “5D” që e menaxhonin në prapaskenë bashkëpuntorët e ngushtë të Veliajt, Maringlen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

Njësoj si në rastin e inceneratorëve, edhe këtu funksiononte një skemë e përmbysur e procedurave shtetërore, pasi specifikat e tenderit nuk hartoheshin në zyrat e shtetit, por në tryezat e kompanisë private “5D” me administrator Nestor Muhametllarin.

Nga zyrat e “5D” Nestori i përvishej punës për të kopsitur dokumentat shtetërore në interes të pronarëve të tij, teksa i duhej të sajonte truke të veçanta për ofertën e radhës në mënyrë që të skualifikonte konkurentët e tjerë në treg.

 

I tillë ishte rasti i tenderit për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

 

Mesazhet në celularët e sekuestruar të Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllari tregojnë se të dy ishin në komunikim gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Fillimisht Deborah Keçi i kalonte Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundësonte hyrjen në sistem, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në dosje është e provuar se pasi skualifikonin kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë”, shpallej fituese kompania “5D” dhe përçudnimi i detyrës shkonte deri aty, sa që në konsultim me Nestor Muhametllarin i kthehej përgjigje ankesave të kompanive që ishin skualifikuar.

Dikush mund të thotë se drejtoresha e Veliajt nuk ishte e ndërgjegjshme për dëmin që po i shkaktonte shtetit apo se ishte një punonjëse e marrë peng nga presionet dhe intimidimi i atyre më lart. Por faktet flasin ndryshe. Në mesazhet që u gjetën në celularin e Deborah Keçit ajo duket plotësisht e ndërgjegjshme për shërbimet e paligjshme që po u bënte eprorëve, madje në mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke u shprehur: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

“Më dilni për zot tani” është fjalia me të cilën drejtoresha e Veliajt e mbyll komunikimin për manipulimin e tenderit, një dëshmi e qartë se ishte duke kryer një krim në shërbim të eprorëve të saj.

Megjithatë, për Keçin dhe tre zyrtarët e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, gjykata nuk pa asnjë rrezikshmëri, asnjë abuzim të rëndë, madje ka shfaqur mëshirë duke ua konvertuar burgun në shërbim prove, ndonëse në lojë ishin fondet publike dhe një procedurë e qartë manipulimi.

Pyetja që lind është: A do të vlejë kjo mëshirë edhe për drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës? A do të dështojë SPAK edhe në rastet e tjera të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës?

Nëse po, atëherë dosja “5D” nuk do të mbahet mend për drejtësinë që dha mbi korrupsionin në bashki, por për luftën e ashpër brenda llojit, që nuk ka fund tjetër, që përdor edhe SPAK me qëllim eleminimin total të kundërshtarit politik./Lapsi.al

The post Korrupsioni në Bashki/ Si SPAK u rrëzua para drejtoreshës së Erjon Veliajt appeared first on 55 News.

]]>
URDHËR I TRUMP/ SHBA bllokon të gjitha fondet për qeverinë Rama https://55news.al/aktualitet/urdher-i-trump-shba-bllokon-te-gjitha-fondet-per-qeverine-rama/ Wed, 29 Jan 2025 20:34:34 +0000 https://new.55news.al/?p=225187 Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar të gjitha fondet për qeveinë “Rama” si dhe për drejtësinë. Ambasada specifikon ndërprerjen e këtyre fondeve sipas institucioneve. Pas urdhërit të presidentit Trump për ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet […]

The post URDHËR I TRUMP/ SHBA bllokon të gjitha fondet për qeverinë Rama appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar të gjitha fondet për qeveinë “Rama” si dhe për drejtësinë. Ambasada specifikon ndërprerjen e këtyre fondeve sipas institucioneve.

Pas urdhërit të presidentit Trump për ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Sipas njoftimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin , detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.

Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet komunale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë garancitë e konsideratës më të lartë.

The post URDHËR I TRUMP/ SHBA bllokon të gjitha fondet për qeverinë Rama appeared first on 55 News.

]]>
Përkujtohet 95 vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/perkujtohet-95-vjetori-i-vendosjes-se-kryegjyshates-boterore-te-bektashinjve-ne-shqiperi/ Sat, 25 Jan 2025 11:08:19 +0000 https://new.55news.al/?p=225179 Po mbahet sot ceremonia përkujtimore për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e komunitetit bektashi për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Ngjarje historike! Në rrethanat e vështira, bektashianët u vunë në shërbim të saj duke sakrifikuar edhe jetën për të. Kontributi […]

The post Përkujtohet 95 vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Po mbahet sot ceremonia përkujtimore për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e komunitetit bektashi për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Ngjarje historike! Në rrethanat e vështira, bektashianët u vunë në shërbim të saj duke sakrifikuar edhe jetën për të. Kontributi vijoi deri në çlirimin e vendit e duke mos u ndalur deri në ndalimin e fesë në Shqipëri. Përkujtojmë sot përvjetorit me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, takimi me Papa Franceskut dhe nisjen e detyrës nga Presidenti Trump, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit.Për komunitetin tonë, mesazhe të tilla shihen si mesazhe të dërguar nga Zoti” tha Kryegjyshi botëror.

The post Përkujtohet 95 vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>