Art Archives - 55 News https://55news.al/category/art/ Tue, 18 Feb 2020 09:07:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Art Archives - 55 News https://55news.al/category/art/ 32 32 Arti si lidhje shpirtërore midis dy popujve https://55news.al/art/arti-si-lidhje-shpirterore-midis-dy-popujve/ Tue, 18 Feb 2020 09:07:10 +0000 https://new.55news.al/?p=145501 Në aspektin kulturor ,një risi lidhur me artin ka ardhur në Kryeqytet. Bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit Ebtisam Nasser Ibrahim AlHouti e cila në të vërtetë është një artiste kuvajtiane . Ajo zgjodhi ,që eksperiencen e saj në Shqipëri ta sjell nëpërmjetë një seti të zgjedhur fotografish në të cilën pasqyron bukurinë dhe mikpritjen shqipëtare. […]

The post Arti si lidhje shpirtërore midis dy popujve appeared first on 55 News.

]]>
Në aspektin kulturor ,një risi lidhur me artin ka ardhur në Kryeqytet. Bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit Ebtisam Nasser Ibrahim AlHouti e cila në të vërtetë është një artiste kuvajtiane . Ajo zgjodhi ,që eksperiencen e saj në Shqipëri ta sjell nëpërmjetë një seti të zgjedhur fotografish në të cilën pasqyron bukurinë dhe mikpritjen shqipëtare. Por në fakt ky libër promovuar dhe nga vet artistja ka shërbyer dhe si një tërheqje e fuqishme për turistët dhe ata kuvajtjanë , artistja dhe zonja AlHouti bukurinë dhe mikpritjen shqiptare e ka sjellë nëpërmjet aspektit kulturor të grave zeitare në të dyja vendet duke sjelle kështu portretin e femrës, si bukuri të krijuar nga zoti me një rol të madh si nënë, motër ,grua dhe bashkëudhëtare e jetës . Artistja “vret”me dashuri me sensin e jashtëzakonshëm artistik.

 

a493060b-a5ed-4f41-bc1f-9dbba4da6add.jpg

Në fakt ka sjellë me këtë libër në Tiranë dy bukurite e vendeve të popujve. Zonja Ebtisam tregon se gëzon një personalitet krejt të natyrshëm që jo vetem tërhiqet nga e bukura, por edhe e kërkon atë . Eshtë një përzgjedhje në fakt artistesh mes shtetit të Kuvajtit dhe Republikes së Shqipërisë në nivele të ndryshme arsimore . Pikërisht ky lloj diversiteti e bën tërheqës këtë liber album. Ajo ka sjellë shpirtin e dy popujve në një.

The post Arti si lidhje shpirtërore midis dy popujve appeared first on 55 News.

]]>
Filmi koreano-jugor, “Parasite” shënon histori në Oscar 2020 https://55news.al/art/filmi-koreano-jugor-parasite-shenon-histori-ne-oscar-2020/ Mon, 10 Feb 2020 08:13:01 +0000 https://new.55news.al/?p=144040 Për herë të parë në historinë e Oscar, një film që nuk flet anglisht ka fituar çmimin si filmi më i mirë i edicionit të 92. “PARASITE” ishte filmi që u vlerësua më shumë duke “rrëmbyer” plot  4 trofe. Regjizori Bong Joo Ho kishte bërë një punë mjaft të mirë me filmin, aq sa ia […]

The post Filmi koreano-jugor, “Parasite” shënon histori në Oscar 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Për herë të parë në historinë e Oscar, një film që nuk flet anglisht ka fituar çmimin si filmi më i mirë i edicionit të 92.

“PARASITE” ishte filmi që u vlerësua më shumë duke “rrëmbyer” plot  4 trofe.

Regjizori Bong Joo Ho kishte bërë një punë mjaft të mirë me filmin, aq sa ia doli të rrëmbente edhe çmimin si regjizori më i mirë, duke lënë pas dy legjenda si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino.

Filmi koreano jugor ka ka lënë gjurmë te shikuesit dhe kritikët, duke u vlerësuar si filmi më i mirë i dekadës së fundit.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Joqauin Phoenix, për rolin e tij në filmin ‘JOKER’.
Filmi ‘1917’ arrit të merrte 3 çmime, ndërsa Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë jo protagonist.

Renee Zellweger rrëmbeu çmimin si aktorja më e mirë protagoniste, ndërsa nuk doli pa trofe as Elton John, që fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Në këtë ceremoni ishte i nominuar edhe dokumentari “HONEYLAND”, me regjizorë maqedonas, por nuk mundi t’ia dilte përballë emrave të mëdhenj që kishte përballë.

Në një natë emocionuese ku nuk munguan edhe këngët nga legjenda të muzikës si EMINEM apo Elton John, apo edhe këngëtarja e re Billie Eilish, u mbajtën homazhe edhe për artistët që humbën jetën në vitin që lamë pas.

Kjo është lista e plotë me fituesit e çmimeve OSCAR:

Filmi më i mirë – “Parasite” — Kwak Sin Ae dhe Bong Joon Ho
Aktorja më e mirë në rol protagonist – Renee Zellweger
Aktori më i mirë në rol protagonist – Joaquin Phoenix
Regjizori më i mirë – Bong Joon Ho
Kënga më e mirë origjinale – Love me Again nga “Rocketman”, Muzika nga Elton John
Filmi më i mirë ndërkombëtar – Parasite
Makeup dhe Hairstyling – “Bombshell” — Kazu Hiro, Anne Morgan dhe Vivian Baker
Efektet Vizuale – “1917” — Guillaume Rocheron, Greg Butler dhe Dominic Tuohy
Editimi më i mirë – Ford v Ferrari
Kinematografia më e mirë – ‘1917’
Miksimi më i mirë i muzikës – “1917” — Mark Taylor dhe Stuart Wilson
Kënga më e mirë – “Ford v Ferrari” — Donald Sylvester
Aktorja më e mirë jo protagoniste – Laura Dern — “Marriage Story”
Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër – “Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)” — Carol Dysinger dhe Elena Andreicheva
Dokumentari më i mirë – American Factory” — Steven Bognar, Julia Reichert dhe Jeff Reichert
Dizajni më i mirë i kostumeve – “Little Women” — Jacqueline Durran
Dizajni më i mirë i produksionit – Once Upon a Time … In Hollyëood” —Production Design: Barbara Ling; Set Decoration: Nancy Haigh
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër – “The Neighbors’ Window” — Marshall Curry
Skenari më i mirë i përshtatur – “Jojo Rabbit” — Taika Waititi
Skenari më i mirë origjinal – “Parasite” — Bong Joon Ho, Han Jin Won
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër – Hair Love
Filmi më i mirë i animuar – Toy Story 4


The post Filmi koreano-jugor, “Parasite” shënon histori në Oscar 2020 appeared first on 55 News.

]]>
“Valsi i lumturisë”, romani që provokoi debat në Paris mbi emigracionin https://55news.al/art/valsi-i-lumturise-romani-qe-provokoi-debat-ne-paris-mbi-emigracionin/ Wed, 18 Sep 2019 19:20:18 +0000 https://new.55news.al/?p=118577 Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është vënë në qendër të debatit “Emigracioni politik në Europë”, të zhvilluar në Paris, ku u diskutua mbi temën e ndjeshme të emigracionit europian dhe rastit shqiptar.Mbrëmjen e kaluar, në kuadrin e ciklit të konferencave “Lexime europiane” Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga ish-Sekretarja e Përgjithshme […]

The post “Valsi i lumturisë”, romani që provokoi debat në Paris mbi emigracionin appeared first on 55 News.

]]>
Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është vënë në qendër të debatit “Emigracioni politik në Europë”, të zhvilluar në Paris, ku u diskutua mbi temën e ndjeshme të emigracionit europian dhe rastit shqiptar.
Mbrëmjen e kaluar, në kuadrin e ciklit të konferencave “Lexime europiane” Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dhe njëkohësisht ish-ministre e Kulturës së Francës, Katerinë Lalymiere, zhvilloi një takim-debat marrë shkas nga botimi në Francë i romanit “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka, me temë “Emigracioni politik në Europë”.

Katerinë Lalymierë, Ylljet Aliçka dhe profesori i Universitetit “SciencePo”, filozofi Yannick Prost debatuan në prani të medieve dhe të ftuarve nga mjediset akademike franceze.

Lulymiere bëri një analizë të romanit duke evokuar me këtë rast sfidat e emigracionit në Francë dhe bëri një historik të shkurtër të Shqipërisë mbështetur në kujtimet e vizitave të saj në Shqipëri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Europës.

Sipas Yanick Prost, këshilltar pranë kryeministrit francez dhe profesori i Universitetit “SciencePo”, Franca dhe Europa kanë nevojë të rimendojnë aksionin e tyre e sidomos kontratën e tyre sociale, pasi kriza e madhe e emigracionit dhe demagogjitë politike ekstremiste rrezikojnë demokracinë dhe përgatisin terrenin për ardhjen e “Mbretërisë së Atilës”, fenomene këto mjaft mirë të trajtuara në romanin e Aliçkës.

Këshilltari i kryeministrit francez theksoi se artistikisht ky roman ka zbuluar edhe thelbin e emigracionit. Sipas tij, emigrantët ndiejnë mungesë të dyfishtë si në vendin e pritjes, dhe në atë të origjinës. Për këtë ai mori shembullin e familjes Popa tek romani.

Shkrimtari dhe ish-diplomati, Aliçka në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ”ky moment ishte ngjarje me rëndësi dhe nuk qe thjesht promovimi tek lexuesi, por ajo çka provokoi. Pra, romani im u bë shkas për ngritjen e një debati në instancat e larta që merren me problemin aktual të emigracionit. Botimi në Francë i këtij romani mbi aspektet shpirtërore e psikologjike të emigracionit u mor si model analize për të provokuar një debat më të gjerë mbi sfidat e emigracionit në përgjithësi”.

Me nostalgji Katerinë Lalymierë risolli në vëmendje tri vizita në momentet kyçe në historinë e Shqipërisë. Ajo kujtoi vizitat në 1991, 1997 dhe 1999. Ajo e cilësoi “Valsin e Lumturisë” një roman politik nga më të spikaturit, i cili sipas saj, u bë burim i këtij debati.

Aktiviteti u ndoq live nga kanali kryesor “Franceinfo”, kanal i parë radios në shtetin francez.

Romani “Valsi i lumturisë” mbështet në një ngjarje të vërtetë.

Në dhjetor të 1985-s gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në Ambasadën italiane në Tiranë. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hynë në Ambasadën italiane duke u hequr si turistë dhe aty kërkuan menjëherë strehim politik. Shteti totalitar i kohës pësoi një tronditje të madhe nga ky gjest. I quan shtetasit e vet “kriminelë”.

Një gjë të tillë, cilido që kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashtë anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin, nëse ambasadori italian i dorëzonte në duart e Sigurimit të Shtetit. Ata u mbrojtën për rreth 5 vjet në Ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin vëmendjes nga Shqipëria të ndërkombëtarëve. Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana.

Romani “Valsi i lumturisë”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar së fundmi në Francë nga shtëpia botuese “L’esprit du temps”, përkthyer nga Michel Aubry (Mishel Obri).

Në parathënien e këtij botimi në gjuhën frënge, shkrimtari Ismail Kadare shkruan ndër të tjera: “Një roman i shkruar me art dhe dinjitet”, ndërsa botuesi francez shkruan për këtë libër: “Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë, gjë e rrallë kjo për romanin tradicional. Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore”.

Komisioni i çmimit “Ballkanika” ka përzgjedhur për vitin 2014 shkrimtarin Ylljet Aliçka me romanin “Valsi i Lumturisë” për të përfaqësuar Shqipërinë.

I shkruar para disa vitesh, ky roman është fitues i çmimit kombëtar “Pena e argjendtë” për 2012-ën, që ndan Ministria e Kulturës.

Shkrimtari Ylljet Aliçka përfaqësoi letërsinë shqipe në “Netët e letërsisë europiane 2012-2014”. Ai ishte përzgjedhur në projektin “10 shkrimtarë bashkëkohorë që prezantohen mes arritjeve të letërsisë së sotme europiane”. Ky është një projekt ndërkombëtar, partneritet i Bashkimit Europian me qytetet Brno, Bukuresht, Dublin, Lisbonë, Vilnius, Pragë dhe Wroclaw.

The post “Valsi i lumturisë”, romani që provokoi debat në Paris mbi emigracionin appeared first on 55 News.

]]>
Aromë nëne… Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit https://55news.al/art/arome-nene-sofia-loren-kthehet-ne-setin-e-xhirimit/ Mon, 22 Jul 2019 20:29:11 +0000 https://new.55news.al/?p=110710 Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. “Jeta përpara teje” titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i Roman Gary. Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e madamë Rosë, hebreje që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe […]

The post Aromë nëne… Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>
Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit.

“Jeta përpara teje” titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i Roman Gary.

Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e madamë Rosë, hebreje që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe krijon një raport tepër intens me një fëmijë me ngjyrë.

Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të dhe ky i fundit kujdeset kur ajo sëmurët dhe detyrohet të qëndrojë në një karrigë me rrota. Sofia Loren e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik ka rolin e protagonistes.

Xhirimet po bëhen në Puglia.

The post Aromë nëne… Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>
Angelina Jolie pjesë e një filmi me superheronj https://55news.al/art/angelina-jolie-pjese-e-nje-filmi-me-superheronj/ Mon, 22 Jul 2019 19:27:13 +0000 https://new.55news.al/?p=110730 Aktorja e njohur Angelina Jolie ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kompanisë së njohur “Marvel Cinematic Universe”. Jolie do t’i bashkohet në prodhimin kinematografik “The Eternals” emrave të njohur si Richard Madden, Salma Hayek, Kumail Nanjiani etj. Filmi me superheronj pritet të publikohet në nëntor të 2020-ës dhe ka të bëjë me disa […]

The post Angelina Jolie pjesë e një filmi me superheronj appeared first on 55 News.

]]>
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kompanisë së njohur “Marvel Cinematic Universe”.

Jolie do t’i bashkohet në prodhimin kinematografik “The Eternals” emrave të njohur si Richard Madden, Salma Hayek, Kumail Nanjiani etj.

Filmi me superheronj pritet të publikohet në nëntor të 2020-ës dhe ka të bëjë me disa qenie të pavdekshme dhe kundërshtarët e tyre të quajtur ‘Deviants’.

Ky produksion do të realizohet në bazë të librit të animuar me të njëjtin emër nga Jack Kirby.

The post Angelina Jolie pjesë e një filmi me superheronj appeared first on 55 News.

]]>
Kinematografia dhe teatri në zi, ndërron jetë “mjeshtri” Franco Zeffirelli https://55news.al/art/kinematografia-dhe-teatri-ne-zi-nderron-jete-mjeshtri-franco-zeffirelli/ Sat, 15 Jun 2019 14:19:51 +0000 https://new.55news.al/?p=104950 Ndërron jetë një nga mjeshtrit e kinematografisë botërore, italiani Franco Zeffirelli.   Regjisori i lindur në Firence 96 vjet më parë u shua në shtëpinë e tij në Romë, pas një sëmundje të gjatë. Edhe pse në moshë, regjisori sapo kishte përfunduar detajet e fundit të versionit të tij të Traviatës, që do të shfaqet […]

The post Kinematografia dhe teatri në zi, ndërron jetë “mjeshtri” Franco Zeffirelli appeared first on 55 News.

]]>
Ndërron jetë një nga mjeshtrit e kinematografisë botërore, italiani Franco Zeffirelli.  

Regjisori i lindur në Firence 96 vjet më parë u shua në shtëpinë e tij në Romë, pas një sëmundje të gjatë.

Edhe pse në moshë, regjisori sapo kishte përfunduar detajet e fundit të versionit të tij të Traviatës, që do të shfaqet në Arenën e Veronës javën e ardhshme, me një emocion ende më të madh pas humbjes.  

Me Pavarottin

Historia artistike e Zeffirellit si në fundin e jetës ashtu edhe në fillimet e karrierës pasqyron ndërthurjen e botës së teatrit dhe operës me atë të kinematografisë, ku veprat e William Shakespeare kanë ndikuar në mënyrë të pashmangshme artin e tij.  

nga filmi “Zbutja e kryeneçes”

Fillon karrierën shumë i ri, pas një femërie të vështirë si jetim,  me një tjetër gjigant të kinematografisë italiane, Luchino Visconti, për të cilin punon si asistent dhe skenarist.

Në vitet ’50 dhe ’60 shquhet më së shumti për veprat teatrale, por merr famë ndërkombëtare me filmin Romeo dhe Xhulieta, si dhe me 
Zbutjen e kryeneçes me Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, për të cilin nderohet me nominimin për Oskar si film dhe çmimet për skenografinë dhe kostumet.   

nga filmi Romeo dhe Xhulieta

Gjithmonë më i vlerësuar në botën anglosaksone sesa në vendlindje, edhe për karakterin e tij të fortë dhe gjykimet aspak konformiste për shoqërinë dhe politikën italiane,  Zeffirelli bashkëpunon me yje si Mel Gibson me të cilin vë në ekran Hamletin, si me Charlotte Gainsbourg që spikat në Jane Eyre, dhe ka suksesin e fundit me filmin autobiografik, “Një çaj me Mussolinin”.

The post Kinematografia dhe teatri në zi, ndërron jetë “mjeshtri” Franco Zeffirelli appeared first on 55 News.

]]>
I maskuar mes dëborës, në ndjekje të vajzës, “Bond 25” nis xhirimet https://55news.al/art/i-maskuar-mes-debores-ne-ndjekje-te-vajzes-bond-25-nis-xhirimet/ Fri, 29 Mar 2019 17:50:06 +0000 https://new.55news.al/?p=92268 Pas problemeve të shumta me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007, “Bond 25” ka nisur xhirimet. Disa foto janë shkrepur gjatë xhirimeve të një skene në Norvegjinë rurale, atje ku një person i maskuar e i armatosur vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa […]

The post I maskuar mes dëborës, në ndjekje të vajzës, “Bond 25” nis xhirimet appeared first on 55 News.

]]>
Pas problemeve të shumta me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007, “Bond 25” ka nisur xhirimet.

Disa foto janë shkrepur gjatë xhirimeve të një skene në Norvegjinë rurale, atje ku një person i maskuar e i armatosur vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa ajo mundohet të largohet mes akullit. Një skenë dramatike e filmuar në një zonë me pisha në Nittedal, në veri të Oslo-s.

Kjo është skena e parë e Bond pas katër vjetësh. Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit morën vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit.

The post I maskuar mes dëborës, në ndjekje të vajzës, “Bond 25” nis xhirimet appeared first on 55 News.

]]>
Të gjithë e njohim, por sa vjeç mbush aktori i njohur https://55news.al/art/te-gjithe-e-njohim-por-sa-vjec-mbush-aktori-i-njohur/ Fri, 29 Mar 2019 16:18:57 +0000 https://new.55news.al/?p=92250 Aktori ikon Terence Hill feston sot 80 vjetorin. Së bashku me të paharrueshmin Bud Spencer në fund të viteve 60-të, deri tek suksesi në rolin e Don Matteo, Hill nuk ka reshtur kurrë së qenuri një figurë qendrore në imazhin kolektiv italian. Edhe sot në moshën 80 vjeçare ai duket se s’ka ndërmend të lërë […]

The post Të gjithë e njohim, por sa vjeç mbush aktori i njohur appeared first on 55 News.

]]>
Aktori ikon Terence Hill feston sot 80 vjetorin. Së bashku me të paharrueshmin Bud Spencer në fund të viteve 60-të, deri tek suksesi në rolin e Don Matteo, Hill nuk ka reshtur kurrë së qenuri një figurë qendrore në imazhin kolektiv italian. Edhe sot në moshën 80 vjeçare ai duket se s’ka ndërmend të lërë skenën. Janë të shumtë personazhet e interpretuar prej tij në më shumë se 40 vite karrierë. Ai është Ikona e kulturës popullore, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, si psh në Gjermani, vend ku ai realizoi filmat së bashku me Bud Spencer.

“Nuk na ndanë kurrë sepse u kombinuam shumë mirë herën e parë, nuk e dimë pse, por funksionoi si magji”, – tha Terence Hill në një intervistë të fundit për partneritetin e veçantë me Bud Spencer, i cili vdiq në vitin 2016.

“Çdo performancë me Budin më ka ndryshuar dhe mendoj se vlen edhe e kundërta. Kurrë nuk jemi zemëruar me njëri-tjetrin”, – shtoi ai.
Terence Hill luan ende. Ai filloi ta luante priftin detektiv Don Matteo në serinë televizive italiane me po të njëjtin titull derisa ishte 61 vjeç dhe ende nuk dorëzohet. Pak e dinë që Terence Hill përveç se aktor dhe skenarist, është edhe regjisor dhe producent i suksesshëm.

The post Të gjithë e njohim, por sa vjeç mbush aktori i njohur appeared first on 55 News.

]]>
Rrëfehet aktori: Pija alkool për të përballuar famën e Harry Potter https://55news.al/art/rrefehet-aktori-pija-alkool-per-te-perballuar-famen-e-harry-potter/ Sun, 24 Feb 2019 10:11:36 +0000 https://new.55news.al/?p=87232 Daniel Radcliffe është një nga fytyrat më të famshme në botë falë rolit të tij në filmin Harry Potter. Dhe aktori foli hapur për problemet që hasi për shkak të rolit të magjistarit që luajti gjatë viteve të adoleshencës. Radcliffe u bë i famshëm në moshën 12-vjeçare pas publikimit të filmit Harry Potter. Gjatë një […]

The post Rrëfehet aktori: Pija alkool për të përballuar famën e Harry Potter appeared first on 55 News.

]]>
Daniel Radcliffe është një nga fytyrat më të famshme në botë falë rolit të tij në filmin Harry Potter. Dhe aktori foli hapur për problemet që hasi për shkak të rolit të magjistarit që luajti gjatë viteve të adoleshencës.

Radcliffe u bë i famshëm në moshën 12-vjeçare pas publikimit të filmit Harry Potter. Gjatë një interviste për Off Camera With Sam Jones, 29-vjeçari zbuloi se filloi të pinte alkool për të përballuar vëmendjen masive që mori, pasi çdo lëvizje e tij ishte në sytë e publikut dhe medias.

“Në rastin tim, mënyra më e shpejtë për të harruar që isha në qender të vëmendjes ishte të dehesha,”-tha ai. “Kur je aq shumë i pirë e kupton se njerëzit të shohin akoma më shumë dhe jo se je i njohur por sepse je i dehur dhe ti pi akoma më shumë.”

Radcliffe tha se arriti të tërhiqej nga errësira e abuzimit me alkoolin me ndihmën e miqve të ngushtë, që i dhanë këshilla dhe u kujdesën për mirëqenien e tij.

“Mu deshën disa vite dhe shumë përpjekje. Në fund të fundit ishte vendimi im. U zgjova në mëngjes pas një nate që kisha pirë dhe thashë kështu nuk shkon.”

Aktori shtoi se nuk i shkon mendja për të pirë dhe se ndihet shumë më i lumtur tani, që jeta e tij nuk është një kaos.

Pavarësisht nga pasigurtë që erdhën në jetën e tij së bashku me famën, 29-vjeçari rrëfehet se nuk pendohet që luajti rolin.

“Asnjëherë nuk kam dashur që të mos isha Harry,”-tha aktori.

The post Rrëfehet aktori: Pija alkool për të përballuar famën e Harry Potter appeared first on 55 News.

]]>
(Foto) 22 skulptura të “mikelanxhelove” të kohëve moderne https://55news.al/art/foto-22-skulptura-te-mikelanxhelove-te-koheve-moderne/ Sun, 06 May 2018 10:26:22 +0000 https://new.55news.al/?p=12741 Skulptura moderne bëhen për të ndryshuar përshtypjet dhe idetë e tyre rreth asaj se çfarë është arti. Një Michelangelo i shekullit XXI duhet të jetë në gjendje të mashtrojë gravitetin, të zbulojë ligje të reja biologjike, të krijojë ngjyra të reja dhe të na frymëzojë që të ëndërrojmë për gjëra të reja. Kësaj here mund […]

The post (Foto) 22 skulptura të “mikelanxhelove” të kohëve moderne appeared first on 55 News.

]]>
Skulptura moderne bëhen për të ndryshuar përshtypjet dhe idetë e tyre rreth asaj se çfarë është arti.

Një Michelangelo i shekullit XXI duhet të jetë në gjendje të mashtrojë gravitetin, të zbulojë ligje të reja biologjike, të krijojë ngjyra të reja dhe të na frymëzojë që të ëndërrojmë për gjëra të reja.

Kësaj here mund të njiheni me disa vepra të zotërinjve të tillë.

Bright Side ka grumbulluar disa skulptura shumë të pazakonta moderne, të cilat janë gjithçka pos të mërzitshme.

The post (Foto) 22 skulptura të “mikelanxhelove” të kohëve moderne appeared first on 55 News.

]]>