Bota Shqiptare Archives - 55 News https://55news.al/category/bota-shqiptare/ Wed, 06 Sep 2023 08:52:45 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Bota Shqiptare Archives - 55 News https://55news.al/category/bota-shqiptare/ 32 32 Ismail Kadare merr nënshtetësinë kosovare në moshën 87-vjeçare https://55news.al/bota-shqiptare/ismail-kadare-merr-nenshtetesine-kosovare-ne-moshen-87-vjecare/ Wed, 06 Sep 2023 08:52:45 +0000 https://new.55news.al/?p=211381 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.   Në një reagim në Facebook, Osmani shprehet se shkrimtari Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij. Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani: Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, […]

The post Ismail Kadare merr nënshtetësinë kosovare në moshën 87-vjeçare appeared first on 55 News.

]]>
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

 

Në një reagim në Facebook, Osmani shprehet se shkrimtari Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.

Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani:

Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.


Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!

Image

The post Ismail Kadare merr nënshtetësinë kosovare në moshën 87-vjeçare appeared first on 55 News.

]]>
Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ ‘Njohja e Kosovës nuk preket’ https://55news.al/bota-shqiptare/firmoset-marreveshja-per-qeverine-e-re-ne-mal-te-zi-njohja-e-kosoves-nuk-preket/ Wed, 09 Sep 2020 16:23:23 +0000 https://new.55news.al/?p=173325 Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e re do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n, dhe do të zbatojë të gjitha reformat e […]

The post Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ ‘Njohja e Kosovës nuk preket’ appeared first on 55 News.

]]>
Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e re do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n, dhe do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.

Përfaqësuesit e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E bardha mbi të zezën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në një konferencë për shtyp u përpoqën të fashisnin shqetësimet se do ta ndryshonin orientimin e vendit nga ai pro-perëndimor, drejt Serbisë dhe Rusisë, raporton VOA.

Sipas pikave të marrëveshjes nënshkruar nga qeveria e re, ajo nuk do të ndërmarrë asnjë nismë për ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit, si edhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e partive të koalicionit thane gjithashtu se përparësi e qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit, që ka qenë një nga problemet kryesore për qeveritë e kaluara.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht, ku tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi, megjithëse Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit, fitoi më shumë vota si subjekt mp vete.

Nga 81 vende që numëron parlamenti, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Milo Gjukanoviç fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Tensionet shpërthyen në vend, disa ditë pas votimit, kur mijëra përkrahës të opozitës, dolën në rrugë me festime të zhurmshme në gjithë vendin.

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj serbë dhe hodhën slogale fyese ndaj Presidentit Gjukanoviç, megjithë thirrjet e udhëheqësve të opozitës për të mos bërë provokime.

Gjatë fundjavës së kaluar, dhjetra mijëra përkrahës të zotit Gjukanoviç, mbajtën një tubim masiv që e quajtën “tubim patriotik”, duke hedhur parrulla kundër opozitës.

Zoti Gjukanoviç ka akuzuar udhëheqësit serbë dhe propagandën e tyre shtetërore për ndërhyrje në zgjedhjet që u mbajtën pas muajsh protesta nga përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe, të indinjuar nga mosmarrëveshja për të drejtat e pronave në Mal të Zi.

Presidenti Gjukanoviç, që ka udhëhequr Malin e Zi për 30 vjet, ose si president ose si kryeministër, ka qenë një aleat i palëkundur i Perëndimit, duke e orientuar vendin drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

Rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pritet të shpallen më së largu deri të hënën.

The post Firmoset marrëveshja për qeverinë e re në Mal të Zi/ ‘Njohja e Kosovës nuk preket’ appeared first on 55 News.

]]>
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Presidenti i Kosovës: Do financohen projekte të mëdha infrastrukturore https://55news.al/bota-shqiptare/marreveshja-kosove-serbi-reagon-presidenti-i-kosoves-do-financohen-projekte-te-medha-infrastrukturore/ Fri, 04 Sep 2020 17:00:23 +0000 https://new.55news.al/?p=172904 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhës midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja konsiderohet si e karakterit ekonomik, ndërkohë që siç thekson Thaçi në të është përfshirë edhe çështja e personave të zhdukur. Reagimi i plotë i Thaçit: Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të […]

The post Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Presidenti i Kosovës: Do financohen projekte të mëdha infrastrukturore appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhës midis Kosovës dhe Serbisë.

Hashim-Thaci-600x360

Marrëveshja konsiderohet si e karakterit ekonomik, ndërkohë që siç thekson Thaçi në të është përfshirë edhe çështja e personave të zhdukur.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.

Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

The post Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Presidenti i Kosovës: Do financohen projekte të mëdha infrastrukturore appeared first on 55 News.

]]>
Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi https://55news.al/bota-shqiptare/ky-eshte-dokumenti-i-marreveshjes-kosove-serbi/ Fri, 04 Sep 2020 16:55:23 +0000 https://new.55news.al/?p=172902 Është publikuar dokumenti i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

The post Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Është publikuar dokumenti i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

ImageImageImage

The post Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Avdullah Hoti për ‘VOA’: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike. Për njohjen reciproke bisedimet do vazhdojnë në… https://55news.al/bota-shqiptare/avdullah-hoti-per-voa-jemi-nje-hap-me-prane-marreveshjes-politike-per-njohjen-reciproke-bisedimet-do-vazhdojne-ne/ Fri, 04 Sep 2020 16:52:29 +0000 https://new.55news.al/?p=172898 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik. Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke. Më tej kryeministri thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se […]

The post Avdullah Hoti për ‘VOA’: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike. Për njohjen reciproke bisedimet do vazhdojnë në… appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik.
hoti

Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.

Më tej kryeministri thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

”Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”– tha Hoti per VOA.

The post Avdullah Hoti për ‘VOA’: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike. Për njohjen reciproke bisedimet do vazhdojnë në… appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Përshëndes marrëveshjen, palët reflektuan për Ujmanin https://55news.al/bota-shqiptare/haradinaj-pershendes-marreveshjen-palet-reflektuan-per-ujmanin/ Fri, 04 Sep 2020 16:42:22 +0000 https://new.55news.al/?p=172896 Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi pas nënshkrimit të marrëveshjes historike Kosovë-Serbi në Uashington. Haradinaj tha se palët reflektuan për çështjen e Ujmanit dhe se marrëveshja duhet përshëndetur.       MESAZHI I HARADINAJ       E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!     Miqtë e […]

The post Haradinaj: Përshëndes marrëveshjen, palët reflektuan për Ujmanin appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi pas nënshkrimit të marrëveshjes historike Kosovë-Serbi në Uashington.

Haradinaj tha se palët reflektuan për çështjen e Ujmanit dhe se marrëveshja duhet përshëndetur.

 
 
 

MESAZHI I HARADINAJ

 
 
 

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!

 
 

Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!

Faleminderit President Trump!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

The post Haradinaj: Përshëndes marrëveshjen, palët reflektuan për Ujmanin appeared first on 55 News.

]]>
Reagon Trump: Është vërtet historike! Do të shkoj në këto dy vende https://55news.al/bota-shqiptare/reagon-trump-eshte-vertet-historike-do-te-shkoj-ne-keto-dy-vende/ Fri, 04 Sep 2020 16:15:13 +0000 https://new.55news.al/?p=172888 Presidenti Donald Trump reagoi pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. “Me të vërtetë është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale.       “Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.”       Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha […]

The post Reagon Trump: Është vërtet historike! Do të shkoj në këto dy vende appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Donald Trump reagoi pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me të vërtetë është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale.

 
 
 

“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.”

 
 
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.

The post Reagon Trump: Është vërtet historike! Do të shkoj në këto dy vende appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarja që e futi Kosovën në Apple Map: Asnjë falenderim nga Dua Lipa apo ndonjë personalitet https://55news.al/bota-shqiptare/shqiptarja-qe-e-futi-kosoven-ne-apple-map-asnje-falenderim-nga-dua-lipa-apo-ndonje-personalitet/ Thu, 03 Sep 2020 21:13:50 +0000 https://new.55news.al/?p=172798 Një peticion, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps. Ishte studentja shqiptare në Londër, e cila hodhi e para idenë për njohjen e kufijve të Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë. Megi […]

The post Shqiptarja që e futi Kosovën në Apple Map: Asnjë falenderim nga Dua Lipa apo ndonjë personalitet appeared first on 55 News.

]]>
Një peticion, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps.

Ishte studentja shqiptare në Londër, e cila hodhi e para idenë për njohjen e kufijve të Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë. Megi Cara i kërkoi kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vuri re se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht dhe më pas u shpërnda në Instagram nga Dua Lipa dhe Rita Ora për ndjekësit e tyre, raporton Express.

  

Polemikat që shkaktoi ky peticion ishin të shumta, por pa kaluar dy muaj Apple mori në konsideratë kërkesën për të vendosur Kosovën si shtet më vete në Apple Maps.

 

Edhe pse postimi i Dua Lipës u komentua shumë dhe mori vëmendjen e medias, në një intervistë për TvT.al Megi shprehet se vetë Dua nuk ka kontaktuar asnjëherë me të.

 
 

Kur e nisët peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple, menduat se do merrte përmasat që mori?

Siç e kam shprehur edhe më parë, peticionin e kam nisur në një mënyrë shumë spontane dhe kurrë nuk kam menduar se do të merrte përmasat që mori apo se do të arrinte të bënte një ndryshim kaq të rëndësishëm.

1 / 1
 

Qëndron edhe dikush tjetër pas kësaj nisme apo vetëm ju?

Nisma është marrë nga vetë unë, pas bisedave me miq, por pas suksesit të peticionit qëndrojnë plot 197 mijë e 175 shqiptarë në gjithë botën që firmosën peticionin.

Si ndiheni tani që Kosova u bë pjesë e hartës së Apple dhe kjo vetëm falë nismës tuaj?

Tani që Kosova është pjesë e hartës së Apple, ndihem shumë krenare dhe mjaft besimplotë për ndryshime të tjera rrënjësore për kombin shqiptar.

Arritët të komunikoni me Dua Lipën?

Dua Lipa nuk më ka kontaktuar asnjëherë.

Persona të tjerë të njohur, ju kanë kontaktuar ose uruar?

As persona të tjerë të njohur nuk më kanë uruar.

Ju thatë gjatë asaj kohe që morët edhe kërcënime, kishte ndonjë emër të njohur?

Kërcënimet kanë ardhur nga ‘luftëtarët’ digjitalë serbë, shumica e tyre nacionalistë në moshën adoleshente. Kërcënime direkte nga figura të njohura serbe nuk kam pasur.

Flamuri autokton solli sërish një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe ju vazhdoni sërish postoni në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë së madhe. Keni ndonjë synim tjetër tani që arritët vendosjen e e Kosovës në hartën e Apple?

Ëndrra e çdo shqiptari patriot, të drejtuar nga atdhedashuria është që trojet shqiptare të jenë të bashkuara. Nostalgjia për Shqipërinë Etnike na ndjek në çdo moment, por një qëllim realist do të ishte bashkimi kombëtar, pra ai i Shqipërisë me Kosovën.

Ka Megi Cara dëshirë të bëhet pjesë e politikës shqiptare pas studimeve?

Që në moshë të vogël kam ëndërruar të jem pjesë e politikës shqiptare dhe gjatë këtyre ditëve kam folur me mbështetës të peticionit për politikat ekonomike dhe reformat që do bëja unë në Shqipëri.

Ke përmendur diku Margaret Theçerin si figurë frymëzuese. E mendon veten në të ardhmen një Margaret Theçer në Shqipëri?

Margaret Theçer është frymëzim për të gjithë konservatorët e të gjitha femrat në përgjithësi, sepse ajo ishte e para që sfidoi shoqërinë patriarkale dhe ia doli të jetë kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të ishte shembulli më i mirë për të ndjekur.

The post Shqiptarja që e futi Kosovën në Apple Map: Asnjë falenderim nga Dua Lipa apo ndonjë personalitet appeared first on 55 News.

]]>
Përfundon takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale https://55news.al/bota-shqiptare/perfundon-takimi-midis-kosoves-dhe-serbise-ne-shtepine-e-bardhe-hoti-kemi-bere-nje-hap-te-madh-drejt-marreveshjes-finale/ Thu, 03 Sep 2020 21:03:27 +0000 https://new.55news.al/?p=172796 Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të sotëm në Uashington. Ai, shkurt para gazetarëve ka thënë se në Uashington nuk ka shkuar për marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte. “Është vërtet një ngjarje historike takimi me palën serbe në prani të Këshilltarit për […]

The post Përfundon takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të sotëm në Uashington.

hoti

Ai, shkurt para gazetarëve ka thënë se në Uashington nuk ka shkuar për marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte.

“Është vërtet një ngjarje historike takimi me palën serbe në prani të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’brian dhe ambasadorit Grenell”.

“Ne kishim një takim me Presidentin serb dhe këshilltarin O’Brian. Nesër presim të finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që kemi pasur sot para dhe pas dite. Më shumë detaje do të merrni”.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Hoti ka thënë se sot ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”.

Hoti ka thënë se nuk do të shtrohet në tavolinë karakteri unitar i territorit të Kosovës./Telegrafi/

The post Përfundon takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale appeared first on 55 News.

]]>
Ja ç’parashikon pika 10/ Nëse arrihet marrëveshja, Trump do jetë i pranishëm https://55news.al/bota-shqiptare/ja-c-parashikon-pika-10-nese-arrihet-marreveshja-trump-do-jete-i-pranishem/ Thu, 03 Sep 2020 17:35:52 +0000 https://new.55news.al/?p=172788 Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, që po ndjek nga afër zhvillimet në Uashington, raporton se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do […]

The post Ja ç’parashikon pika 10/ Nëse arrihet marrëveshja, Trump do jetë i pranishëm appeared first on 55 News.

]]>
Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, që po ndjek nga afër zhvillimet në Uashington, raporton se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të arrijnë të dakordësohen sot për marrëveshjet e mundshme.

“Në takim kanë qenë qysh sot edhe pala serbe. Sipas burimeve nga delegacioni i Kosovës do të ketë ndoshta edhe befasi të këndshme. Synohet që të arrihen sot marrëveshjet në mënyrë që nesër të shkohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të ndërmjetësojë takimin, siç merr vesh Klan Kosova, edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump”.

“Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjidhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.

Ndërkohë mediat serbe vazhdojnë të insistojnë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç po i kërkohet njohja e Kosovës.

Sipas tyre, në pikën 10 të dokumentit që i është vendosur përpara atij, parashikohet njohja e Kosovës.

Ja çfarë thuhet në këtë pikë sipas Blic:

“Të dy palët angazhohen për njohje reciproke dhe për mbrojtjen e minoriteteve, rikthimin e pronës, zgjidhjen e statusit të personave pa shtetësi dhe pranimin për hapjen e zyrave përgjegjëse për mbrojtjen dhe raportimin vjetor për të drejtat e minoriteteve”.

The post Ja ç’parashikon pika 10/ Nëse arrihet marrëveshja, Trump do jetë i pranishëm appeared first on 55 News.

]]>