Botime55 Archives - 55 News https://55news.al/category/botime55/ Thu, 10 Oct 2019 06:13:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Botime55 Archives - 55 News https://55news.al/category/botime55/ 32 32 Parashikimi i motit për sot, e enjte, 10 tetor 2019 https://55news.al/botime55/parashikimi-i-motit-per-sot-e-enjte-10-tetor-2019/ Thu, 10 Oct 2019 06:13:43 +0000 https://new.55news.al/?p=122167 Kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior. Pasditja fuqizon vranësirat në zonatmalore në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugperëndimi mbetet kryesisht me kthjellime. Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 22°C. Era do të […]

The post Parashikimi i motit për sot, e enjte, 10 tetor 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior.

Pasditja fuqizon vranësirat në zonatmalore në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugperëndimi mbetet kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 22°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi jetë 2 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, e enjte, 10 tetor 2019 appeared first on 55 News.

]]>
“Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores https://55news.al/botime55/qielli-nen-flake-55-sjell-ne-shqip-botimin-me-te-fundit-i-montefiores/ Tue, 16 Oct 2018 13:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=58397 Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e […]

The post “Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja.  Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për legjimentin e tyre të kalorsisë, siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942 Kalorësia Savoia ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krej afër lumit Don. Mbi këtë subjekt ndërtohet romani “Qiell nën flakë”, një roman i shkruar me stil dhe personazhe të gjallë, ngjarje që të befasojnë dhe rrëfim që të mban në ankth. Libri është përkthyer nga anglishta nga përkthyesi i njohur Stari Pone.

Shtëpia botuese “55” ka ekskluzitivtetin e botimeve në shqip të shkrimtarit të shquar Montefiore. Ajo ka botuar , mes të tjerash “Stalini, në oborrin e carit të kuq”, ‘Stalini i ri”, “Jeruzalemi”, “Katerina e Madhe”, “Romanovet”, “Sashenka”, “Heronjte”, “Monstrat”, etj.

***

“… Ne ishim rritur me vdekjen në këtë vend. Ishim mësuar me vrasjen. Vdekja ishte xholi i lidhur dhe i rrahur tekat e të cilit i dëgjonim teksa ngjiste shkallët, teksa ecte me zhurmë përmes pyjeve, teksa vizitonte fqinjët për një teke vodtka natën vonë. Vrasja është e vetmja gjë që Rusia e bën mirë, – qeshi Benia. Po, vërtet mirë.

Duke kaluar përmes luleve të diellit, Çorape Argjendta ktheu kokën djathtas, me veshët të cërruar dhe Benia Gordeni ndjeu se ajo i shkurtoi hapat. Ajo po i tregonte diçka. Panka dhe Prishçepa tashmë u kishin zbtritur kuajve dhe kishin ngritur çarqet e pushkëve. Benia vuri dorën në automatikun e tij të lehtë PPSH që mbante në krahë…

Nëse vdes, i tha vetes, ke vdekur prej kohe…”

20181016_100234.jpg

The post “Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores appeared first on 55 News.

]]>
“Profeti Muhamet”, sh.b “55” boton biografinë mbresëlënëse, shkruar deri më sot https://55news.al/botime55/profeti-muhamet-sh-b-55-boton-biografine-mbreselenese-shkruar-deri-me-sot/ Tue, 16 Oct 2018 07:07:09 +0000 https://new.55news.al/?p=58293 Për herë të parë në gjuhën shqipe vjen biografia më mahnitëse, mbresëlënse dhe imponuese e shkruar nodnjëherë për Profetin Muhamet. Eshtë shtëpia botuese “55” që sjell këtë vepër të suksesshme e shkruar dhe botuar 90 vjet më parë, në 1938, në Britaninë e Madhe. Autori i saj është shkrimtari i shquar hebre Lev Nussimbaum, i […]

The post “Profeti Muhamet”, sh.b “55” boton biografinë mbresëlënëse, shkruar deri më sot appeared first on 55 News.

]]>
Për herë të parë në gjuhën shqipe vjen biografia më mahnitëse, mbresëlënse dhe imponuese e shkruar nodnjëherë për Profetin Muhamet. Eshtë shtëpia botuese “55” që sjell këtë vepër të suksesshme e shkruar dhe botuar 90 vjet më parë, në 1938, në Britaninë e Madhe. Autori i saj është shkrimtari i shquar hebre Lev Nussimbaum, i njohur me presudionimet letrare Essad Bey, apo Kurban Said. Libri është përkthyer nga anglishtja nga Stavri Pone.

Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën. Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet. Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, i konvertuar në fenë islame, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e porfetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur. Lindur në kiev në 1905, fëmijërinë e kaloi në Baku, Azerbaxhian dhe i larguar nga vendi bolshevik në moshën 15-vjeccare, Nussimbaum u konvertua në besimin islam në 1922 në prani të imamit të ambasadës Turke në Berlin. Ai është autori i shumë biografive, edhe pse jetën e pati të shkurtër, pasi u shua në Pozitano, pranë Napolit në Itali, në 27 gusht 1942. Ai shkroi për tema mbi të cilat perëndimorët, në përgjithësi, dinin shumë pak si për Kaukazin, Perandorinë Ruse, Revolucionin Bolshevik,naftën e sapozbuluar,Islamin etj. Ai shkroi nën emrin e Esad Beu në gjuhën gjermane. Disa nga veprat e tij janë: “Gjaku dhe nafta në Orient” (1930), “Dymbëdhjetë sekretet e Kaukazit” (1930), “Stalini: Karriera e Fanatit” (1931), “Kaukazi” (1932), vetëm në gjermanisht, “Der Kaukasus” (nuk është përkthyer në anglisht), “Mohammed” (1932), shumë botime në dispozicion në mbarë botën,  “Rusia e bardhë: Njerëzit pa atdhe” (1932), “Rusia në udhëkryq” (1933), “Dashuria dhe Nafta” (1934), “Manuela” (1934), “Lenini” (1935), vetëm italisht, “Fundi i Bolshevizmit” (1936) etj.

Pavarësisht se Nussimbaum ishte një hebre etnik, politika e tij monarkiste dhe antibolshevike ishte e tillë që, para zbulimit të origjinës së tij, ministria propagandistike naziste përfshinte veprat e tij në listën e tyre të “librave të shkëlqyera për mendjet gjermane”. Ndër veprat e vlerësuara janë biografitë e hershme të Leninit, Stalinit dhe Karlit Nikolla II, Muhammedit, Profetit; dhe Reza Shah i Iranit. Të gjitha këto “biografi” thuhet se janë shkruar mes viteve 1932 dhe 1936. Në një moment, Nussimbaum iu kërkua të shkruante një biografi zyrtare të Benito Mussolinit.

Libri i tij për Profetin Muhamet pati shumë jehonë dhe u prit shumë mirë nga lexuesi perëndimor. Gazeta prestigjioze “Herald Trubine” shkruan për librin: “…Padyshim që “Profeti Muhamet” nga Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, nga një prej shkimtarëve dhe personaliteteve më kompleks për kohën, që fatkeqësisht jetoi pak”.    

profeti.jpg

The post “Profeti Muhamet”, sh.b “55” boton biografinë mbresëlënëse, shkruar deri më sot appeared first on 55 News.

]]>
Në shërbimin e fshehtë të Stalinit https://55news.al/botime55/ne-sherbimin-e-fshehte-te-stalinit/ Thu, 14 Jun 2018 17:18:02 +0000 https://new.55news.al/?p=26065 NË SHËRBIMIN E FSHEHTË TË STALINITAutor: V. G. KrivickiPërktheu: Skënder Shkupi1100 L Valter Krivicki është njeriu që kujtohet më mirë sot për shkak të misterit të pazgjidhur që lidhet me vdekjen e tij në një dhomë hoteli në Uashington, D.C., në shkurt të vitit 1941, një ngjarje e faqeve të para të shtypit të asaj kohe. Policia […]

The post Në shërbimin e fshehtë të Stalinit appeared first on 55 News.

]]>
NË SHËRBIMIN E FSHEHTË TË STALINIT
Autor: V. G. Krivicki
Përktheu: Skënder Shkupi
1100 L

Valter Krivicki është njeriu që kujtohet më mirë sot për shkak të misterit të pazgjidhur që lidhet me vdekjen e tij në një dhomë hoteli në Uashington, D.C., në shkurt të vitit 1941, një ngjarje e faqeve të para të shtypit të asaj kohe. Policia gjeti një plumb në
tëmthin e viktimës,.. Walter

dds.jpg

The post Në shërbimin e fshehtë të Stalinit appeared first on 55 News.

]]>
Havel – Ju lutem, shkurt! https://55news.al/botime55/havel-ju-lutem-shkurt/ Thu, 14 Jun 2018 17:13:55 +0000 https://new.55news.al/?p=26061 JU LUTEM SHKURTAutor: Karel Hizhvela(Intervistë me Vaclav Havel)Përktheu: Ilir Allushi1000 L Libri është ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet ’90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, jeta e […]

The post Havel – Ju lutem, shkurt! appeared first on 55 News.

]]>
JU LUTEM SHKURT
Autor: Karel Hizhvela
(Intervistë me Vaclav Havel)
Përktheu: Ilir Allushi
1000 L

Libri është ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet ’90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, jeta e ndarë “përgjysmë” mes këtyre të dyjave, burgosjet e tij, përpjekjet në krye të një politike plot tallaze, në një vend që po dilte nga
diktatura. Por ai tregon edhe për udhëtimet, jetën personale, për dy gratë e jetës së tij, vdekjen e së parës dhe njohjen me të dytën.

vv.JPG

The post Havel – Ju lutem, shkurt! appeared first on 55 News.

]]>
Donald Rumsfeld – Të njohura dhe të panjohura https://55news.al/botime55/donald-rumsfeld-te-njohura-dhe-te-panjohura/ Thu, 14 Jun 2018 17:10:47 +0000 https://new.55news.al/?p=26059 TË NJOHURA DHE TË PANJOHURAAutor: Donald RumsfeldPërktheu: Ilir Shameti2000 L “Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohuravemu duk e përshtatshme. Kjo është  e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në […]

The post Donald Rumsfeld – Të njohura dhe të panjohura appeared first on 55 News.

]]>
TË NJOHURA DHE TË PANJOHURA
Autor: Donald Rumsfeld
Përktheu: Ilir Shameti
2000 L

“Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohurave
mu duk e përshtatshme. Kjo është  e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në Kongres, gjatë përpjekjeve për të drejtat qytetare
dhe kohës së luftës së Vietnamit, deri tek Lufta e Ftohtë…

qw.jpg

The post Donald Rumsfeld – Të njohura dhe të panjohura appeared first on 55 News.

]]>
Keti Marton – Një histori dashurie në Paris https://55news.al/botime55/keti-marton-nje-histori-dashurie-ne-paris/ Thu, 14 Jun 2018 17:08:14 +0000 https://new.55news.al/?p=26055 PARIS NJË HISTORI DASHURIEAutori: Kate MartonPërktheu: Blendi Lami Një rrëfim i mrekullueshëm për dashurinë dhe humbjen. Marton tregon njohjen e saj me bashkëshortin Hollbruk, dhedhembjen për ndarjen e tij nga jeta…

The post Keti Marton – Një histori dashurie në Paris appeared first on 55 News.

]]>
PARIS NJË HISTORI DASHURIE
Autori: Kate Marton
Përktheu: Blendi Lami

Një rrëfim i mrekullueshëm për dashurinë dhe humbjen. Marton tregon njohjen e saj me bashkëshortin Hollbruk, dhe
dhembjen për ndarjen e tij nga jeta…

11.jpg

The post Keti Marton – Një histori dashurie në Paris appeared first on 55 News.

]]>
George Bush – Momente Vendimtare https://55news.al/botime55/george-bush-momente-vendimtare/ Thu, 14 Jun 2018 10:07:33 +0000 https://new.55news.al/?p=25901 MOMENTE VENDIMTAREAutori: Xhorxh BushPërktheu: Blendi Lami2000 L Në libër, ish-presidenti tregon mbi momentet thelbësore të presidencës së tij, përfshi edhe reagimin pas tragjedisë së sulmeve të 11 shtatorit dhe vendimet që çuan në misionetushtarake në Afganistan dhe Irak. 

The post George Bush – Momente Vendimtare appeared first on 55 News.

]]>
MOMENTE VENDIMTARE
Autori: Xhorxh Bush
Përktheu: Blendi Lami
2000 L

Në libër, ish-presidenti tregon mbi momentet thelbësore të presidencës së tij, përfshi edhe reagimin pas tragjedisë së sulmeve të 11 shtatorit dhe vendimet që çuan në misionet
ushtarake në Afganistan dhe Irak. 

bb.jpg

The post George Bush – Momente Vendimtare appeared first on 55 News.

]]>
Sheri Blair – Të flasish me vete https://55news.al/botime55/sheri-blair-te-flasish-me-vete/ Thu, 14 Jun 2018 10:03:30 +0000 https://new.55news.al/?p=25897 TË FLASËSH PËR VETVETENAutor: Sheri BlairPërktheu: Blendi Lami1500 L Në këtë autobiografi, Sheri Bler e shoqëron lexuesin në një udhëtim magjepës nga gjiri I klasës punëtore të Liverpulit deri në zemër të sistemit ligjor britanik dhe mëpas në 10 Downin Street si bashkëshortja e kryeministrit. Gjatë fëmijërisë së saj të pazakontë, Sheri përjetoi një sërë ngjarjesh […]

The post Sheri Blair – Të flasish me vete appeared first on 55 News.

]]>
TË FLASËSH PËR VETVETEN
Autor: Sheri Blair
Përktheu: Blendi Lami
1500 L

Në këtë autobiografi, Sheri Bler e shoqëron lexuesin në një udhëtim magjepës nga gjiri I klasës punëtore të Liverpulit deri në zemër të sistemit ligjor britanik dhe më
pas në 10 Downin Street si bashkëshortja e kryeministrit. Gjatë fëmijërisë së saj të pazakontë, Sheri përjetoi një sërë ngjarjesh dramatike. Pasi u braktis nga I ati në moshë
të njomë, ajo u rrit nga e ëma dhe gjyshja. Ato rrënjosën tek ajo parimet e pastra të drejtësisë dhe ndershmërisë, si dhe shpirtin e paepur dhe humorin unik. Sheri
u bë avokate shumë e suskseshme në një shoqëri që nuk I inkurajonte femrat e klasës punëtore të ushtronin këtë profesion. Kur u njoh dhe ra në dashuri me Toni Blerin , as
që I kishte shkuar në mëndje se jeta e saj do të merrte një drejtim të paparashikuar dhe të jashtëzakonshëm. Në këtë jetë të re asaj I duhej të luante një rol aspak të lehtë
në sytë e publikut… 

sh.jpg

The post Sheri Blair – Të flasish me vete appeared first on 55 News.

]]>
Toni Blair – Një rrugëtim https://55news.al/botime55/toni-blair-nje-rrugetim/ Thu, 14 Jun 2018 10:00:41 +0000 https://new.55news.al/?p=25895 NJË RRUGËTIMAutori: Toni BlairPërktheu: Eduard Sulo, Petraq Pojani1700 L “Udhëtimi” i Blair përmban historitë se si ai u bë udhëheqës i Partisë së Punës më 1994, kryeministër i një prej shteteve më të fuqishme të botës, e po ashtu sjell detaje të ngjarjeve pas dorëheqjes së tij dhe zëvendësimit me Gordon Broën. Libri ka ngjallë debat të […]

The post Toni Blair – Një rrugëtim appeared first on 55 News.

]]>
NJË RRUGËTIM
Autori: Toni Blair
Përktheu: Eduard Sulo, Petraq Pojani
1700 L

“Udhëtimi” i Blair përmban historitë se si ai u bë udhëheqës i Partisë së Punës më 1994, kryeministër i një prej shteteve më të fuqishme të botës, e po ashtu sjell detaje të ngjarjeve pas dorëheqjes së tij dhe zëvendësimit me Gordon Broën. Libri ka ngjallë debat të ashpër në Britani, meqë autori publikoi të vërteta rreth përfshirjes së Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, e po ashtu, u akuzua për thyerje të protokollit mbretëror, për shkak të publikimit të bisedave me Mbretëreshën Elizabeta për vdekjes e princeshës Diana. “Tony Blair e shohim jo thjesht si lider dhe si politikan evropian, por si një lider dhe politikan të kalibrit botëror..

teat.JPG

The post Toni Blair – Një rrugëtim appeared first on 55 News.

]]>