Show-biz Archives - 55 News https://55news.al/category/show-biz/ Fri, 23 Aug 2024 20:09:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Show-biz Archives - 55 News https://55news.al/category/show-biz/ 32 32 Dua Lipa publikon pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes https://55news.al/show-biz/dua-lipa-publikon-pamje-nga-festa-e-mbremshme-e-ditelindjes/ Fri, 23 Aug 2024 20:09:11 +0000 https://new.55news.al/?p=222009   Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet. Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes. Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi […]

The post Dua Lipa publikon pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes appeared first on 55 News.

]]>
 

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet.

Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes.

Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm

Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.

Nga festa e “çmendur” me plot të ftuar, Dua Lipa shfaqej duke vallëzuar e duke pozuar me tortën e ditëlindjes.

The post Dua Lipa publikon pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes appeared first on 55 News.

]]>
Bebe Rexha ndan pamje nga vizita në Dibër, rikthehet në vendlindje pas 12 vitesh https://55news.al/show-biz/bebe-rexha-ndan-pamje-nga-vizita-ne-diber-rikthehet-ne-vendlindje-pas-12-vitesh/ Tue, 30 Jul 2024 12:05:09 +0000 https://new.55news.al/?p=221149     Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj. Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. […]

The post Bebe Rexha ndan pamje nga vizita në Dibër, rikthehet në vendlindje pas 12 vitesh appeared first on 55 News.

]]>
 
 

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.

Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.‘- shkruan Bebe.

Image

The post Bebe Rexha ndan pamje nga vizita në Dibër, rikthehet në vendlindje pas 12 vitesh appeared first on 55 News.

]]>
Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin https://55news.al/show-biz/c-ndodhi-bebe-rexha-detyrohet-te-nderprese-koncertin/ Wed, 05 Jun 2024 15:09:33 +0000 https://new.55news.al/?p=218875 Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim. “Nëse […]

The post Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin appeared first on 55 News.

]]>
Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim.

Nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, dije që e kam paditur dikë më parë. Dua të bëhem e pasur, kështu që, vazhdo, zemër,”u shpreh ajo.

Sipas Daily Mail, Bebe u detyrua të ndërpresë dy herë koncertin për shkak se njerëzit vazhdimisht hidhnin sende në skenë dhe në drejtim të saj, ndërsa 10 persona u shoqëruan nga policia si të dyshuar për ngjarjen.

Sulmi vjen gati një vit pas incidentit që Bebe pati gjatë një koncerti ku u godit në fytyrë me celular nga një fans.  Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, teksa aty shfaqet Bebe Rexha, e shokuar, duke rënë në gjunjë nga dhimbja. Anëtarët e ekuipazhit u panë duke nxituar në anën e saj për ta ndihmuar ndërsa shfaqja mori fund të papritur.

The post Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin appeared first on 55 News.

]]>
Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë https://55news.al/show-biz/adele-reagon-pas-incidentit-te-bebe-rexha-s-ne-skene/ Wed, 05 Jun 2024 15:08:01 +0000 https://new.55news.al/?p=218873   Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në një përpjekje të gabuar për t’u bërë viral. “A e keni vënë re se si njerëzit po hedhin gjëra në skenë?” tha Adele. “A e […]

The post Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë appeared first on 55 News.

]]>
 

Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në një përpjekje të gabuar për t’u bërë viral.

“A e keni vënë re se si njerëzit po hedhin gjëra në skenë?” tha Adele. “A e keni parë atë? Unë ju sfidoj të më hidhni diçka. Do e shihni.” Këngëtarja e “Rolling in the Deep” bëri deklaratën e guximshme të shtunën gjatë rezidencës së saj në Las Vegas në Caesars Palace. Komentet e saj vijnë pasi një sërë artistë janë goditur- nga telefonat celularë gjatë performancave live. Ajo më pas  filloi të hidhte sende në audiencë, duke qeshur se ata duhet të “ndalonin së hedhuri gjëra mbi artistin”, por ajo “mund të gjuajë gjëra në audiencë”.

Javën e kaluar, kantautorja Bebe Rexha u plagos në New York City nga një fans i cili hodhi telefonin e tij në drejtim të saj dhe e goditi në sy, duke e detyruar atë të anulonte pjesën e mbetur të koncertit. Fansi, i identifikuar si 27-vjeçari Nicolas Malvagna, u ndalua më vonë nga policia dhe u akuzua për sulm. Sipas policisë, Malvagna pretendoi se ai mendonte se hedhja e telefonit drejt artistes do të ishte “qesharake”. Rexha rifilloi turneun e saj në Filadelfia, ku tha me shaka se ndërsa ishin të gjithë atje për të kaluar një kohë të mirë, “vetëm asnjë telefon në fytyrën time sonte, ju lutem, ju lutem”.

The post Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë appeared first on 55 News.

]]>
Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën https://55news.al/show-biz/nderimi-i-patti-smith-it-per-dua-lipen/ Tue, 16 Apr 2024 14:30:53 +0000 https://new.55news.al/?p=217057 Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më me ndikim në mbarë botën.  Ajo është personi i parë në listë që ka zënë vendin që meriton në kopertinën e revistës ikonë dhe jo […]

The post Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën appeared first on 55 News.

]]>
Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më me ndikim në mbarë botën. 

Ajo është personi i parë në listë që ka zënë vendin që meriton në kopertinën e revistës ikonë dhe jo padrejtësisht apo rastësisht, duke gjykuar nga përmbajtja e intervistës që i ka dhënë Patti Smith. 

 

Deri më tani pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha komerciale filmike të viteve të fundit, filmin “Barbie”, ku ajo këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona zanore, të cilat ajo i shkroi bashkë me Mark Ronson.

Ndërkohë, ajo u shfaq edhe në filmin “Argylle”, ndërsa vazhdon të nxjerrë këngë nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar “Optimizmi Radikal”.

Duke folur për Patti Smith, ajo iu referua fëmijërisë së saj në Kosovë, kur prindërit e saj refugjatë zgjodhën të ktheheshin në vendlindje, ndërsa planifikonte të kthehej në Londër, ku kishte lindur, për të filluar karrierën e saj muzikore.

“Unë vij nga dy vende në të njëjtën kohë. Të qenit nga Kosova është një pjesë e madhe e imja dhe marrja e nënshtetësisë shqiptare është emocionuese.”

Dua Lipa në intervistën e saj theksoi se sa shumë dëshiron të ndryshojë përshtypjen rreth Kosovës dhe që bota ta dijë se ka gjëra të tjera në të, se nuk identifikohet vetëm me luftën.

Është larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare për të realizuar ëndrrat e saj muzikore. Është e motivuar, e pavarur dhe ka uri për dije. U bën thirrje artistëve të ardhshëm që të jenë të ndërgjegjshëm për botën përreth tyre.

Ajo është vetvetja dhe përpiqet të ripërkufizojë kozmosin e zhanrit pop. Ajo është Dua Lipa. Dua, që në shqip do të thotë dashuri.

Për momentin ajo ka deklaruar se po merret me albumin e saj të tretë dhe promovimin e tij, megjithatë thekson se aq sa e do karrierën e saj muzikore dhe mundësitë krijuese që i ofron, ajo nuk është vetëm muzikante, por diçka më e ndërlikuar.

Siç thekson Patti Smith, vetëbesimi i Dua Lipës po shpërblehet pasi ajo së fundmi lançoi kompaninë e saj mediatike, Radical22.

“Unë jam duke mbjellë fara për përpjekjet e mia të tjera gjatë gjithë jetës sime. Është një mënyrë që unë t’u tregoj të gjithëve anët e tjera të mia ”,  thekson ajo, duke na bërë edhe më kuriozë se cili do të jetë hapi i saj i radhës. 

Image

The post Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen fjalët e fundit që drejtoresha e fotografisë tha para se të ndërronte jetë, pasi u qëllua aksidentalisht për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust” https://55news.al/show-biz/zbulohen-fjalet-e-fundit-qe-drejtoresha-e-fotografise-tha-para-se-te-nderronte-jete-pasi-u-qellua-aksidentalisht-per-vdekje-nga-aktori-alec-baldwin-gjate-xhirimit-te-filmit-rust/ Tue, 02 Nov 2021 09:07:40 +0000 https://new.55news.al/?p=193831   Drejtoresha e fotografisë së filmit “Rust”, Halyna Hutchins, mbeti e vrarë gjatë xhirimit të një skene, për shkak se aktori Alec Baldwin e qëlloi me një armë që ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Gjithashtu, regjisori i filmit, Joel Souza, mbeti i plagosur tek shpatulla. Së fundmi, është zbuluar çfarë tha Hutchins para […]

The post Zbulohen fjalët e fundit që drejtoresha e fotografisë tha para se të ndërronte jetë, pasi u qëllua aksidentalisht për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust” appeared first on 55 News.

]]>
 

Drejtoresha e fotografisë së filmit “Rust”, Halyna Hutchins, mbeti e vrarë gjatë xhirimit të një skene, për shkak se aktori Alec Baldwin e qëlloi me një armë që ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Gjithashtu, regjisori i filmit, Joel Souza, mbeti i plagosur tek shpatulla.

Së fundmi, është zbuluar çfarë tha Hutchins para se të ndërronte jetë në spital. Fjalët e 42-vjeçares së ndjerë, e cila ishte nënë e një djali 9-vjeçar, u raportuan nga e përditshmja “Los Angeles Times”, e cila i është referuar intervistave të njerëzve që po punonin për filmin “Rust”, si dhe e-maileve dhe mesazheve të tyre.

Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë në krahët e krye-elektriçistit teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak. Edhe Joel Souza u rrëzua në tokë pasi u qëllua me plumb.

 

Pasi u qëllua, Hutchins i tha një operatori në sheshxhirim: “Kjo nuk ishte gjë e mirë. Kjo nuk ishte aspak gjë e mirë!”.

“Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!”- ka thënë Souza, sipas të përditshmes.

Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe kishte thënë: “Çfarë dreqin ndodhi?”.

 

“Mjekët, ku janë mjekët!”- thërriti dikush, teksa stafi shkoi të ndihmonte Hutchins.

alec baldwin (18)

Pak çaste para incidentit tragjik, Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe, ku ai do të qëllonte me pistoletën “Colt”, kalibër 45. Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur më gëzhoja boshe, aktori i njohur tha: “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzën dhe ‘bang!’”.

Por në vend të gëzhojave boshe, nga gryka e pistoletës doli një plumb i vërtetë. Alec nuk ishte në dijeni të kësaj, sepse atij iu tha se ajo që mbante në dorë ishte “armë e ftohtë”, term që produksioni e përdor zakonisht për armët e provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Tragjedia e ka prekur shumë aktorin dhe burimet tregojnë se i duhet kohë të marrë veten. Për këtë arsye ai ka anuluar të gjitha projektet e tjera

The post Zbulohen fjalët e fundit që drejtoresha e fotografisë tha para se të ndërronte jetë, pasi u qëllua aksidentalisht për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust” appeared first on 55 News.

]]>
“Pse më dhanë një armë të mbushur?”/Ja si reagoi aktori Alec Baldwin pas ngjarjes tragjike në sheshxhirimin e filmit “Rust” https://55news.al/show-biz/pse-me-dhane-nje-arme-te-mbushur-ja-si-reagoi-aktori-alec-baldwin-pas-ngjarjes-tragjike-ne-sheshxhirimin-e-filmit-rust/ Fri, 22 Oct 2021 14:46:55 +0000 https://new.55news.al/?p=193481 Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souz. Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit […]

The post “Pse më dhanë një armë të mbushur?”/Ja si reagoi aktori Alec Baldwin pas ngjarjes tragjike në sheshxhirimin e filmit “Rust” appeared first on 55 News.

]]>
Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souz.

Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti ndodhi nga ‘shpërthimi i një arme të mbushur me barut’.

Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, tha se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.

“Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojë. Ata pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… është editimi ai që e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre.

Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Mënyra se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin”,- tha Tristan.

Tristan shtoi se ka punuar me Baldwin më parë, në xhirimet e filmit të vitit 1998, “Thick as Thieves”, dhe e cilësoi atë ‘plotësisht profesionist’.

“U befasova kur dëgjova se ishte ai”,- shtoi Tristan.

Baldwin u mor në pyetje pas të shtënave fatale, por nuk u arrestua dhe nuk u akuzua. Ai u fotografua jashtë zyrës së sherifit i pikëlluar dhe duke qarë, ndërsa fliste në telefon.

Aktori nuk pranoi të fliste me reporterët që ishin në vendin e ngjarjes. Është e paqartë se ku është aktori tani. Policia tha se një hetim penal për incidentin po kryhet aktualisht për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së Hutchins.

Pas të shtënave fatale në sheshxhirim, u rishfaq një postim i vitit 2017 i Baldwin në Twitter, ku Policia qëlloi për vdekje një person të dyshuar. Me këtë status i referohej një ngjarjeje që kishte ndodhur në Hungtingon, në shtator të 2017, kur policia qëlloi për vdekje një person të dyshuar.

“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë gabimisht…“, ishte pyetja që ai shkroi krahas postimit.

 

Fatkeqësisht, aktori e ka marrë sot përgjigjen, kur aksidentalisht në shesh xhirimin e filmit të tij “Rust”, qëlloi për vdekje Halyna Hutchins si edhe plagosi regjisorin dhe skenaristin Joel Souz.

Sipas “CNBC”, filmi po filmohej në New Mexico, siç ka bërë të ditur edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe. Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, ku u shpall e vdekur. Souza u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent për mjekim

The post “Pse më dhanë një armë të mbushur?”/Ja si reagoi aktori Alec Baldwin pas ngjarjes tragjike në sheshxhirimin e filmit “Rust” appeared first on 55 News.

]]>
Takim sekret mes Rita Orës dhe Jennifer Lopez https://55news.al/show-biz/takim-sekret-mes-rita-ores-dhe-jennifer-lopez/ Wed, 30 Jun 2021 08:39:07 +0000 https://new.55news.al/?p=190958   Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar një takim sekret me Jennifer Lopez në Los Angelos. “The Sun” raporton se yjet kanë diskutuar për “bashkëpunime në muzikë dhe në film”, por detaje të tjera nuk janë bërë ende publike. “Jennifer dhe Rita u takuan në Soho House në Los Angelos dhe kaluan […]

The post Takim sekret mes Rita Orës dhe Jennifer Lopez appeared first on 55 News.

]]>
 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar një takim sekret me Jennifer Lopez në Los Angelos. “The Sun” raporton se yjet kanë diskutuar për “bashkëpunime në muzikë dhe në film”, por detaje të tjera nuk janë bërë ende publike. “Jennifer dhe Rita u takuan në Soho House në Los Angelos dhe kaluan disa orë duke folur për atë që mund të bënin së bashku. Kishte një ndjenjë të vërtetë vlerësimi të ndërsjellë midis tyre. Trajektorja e karrierës së J.LO është diçka që Rita dëshiron shumë ta imitojë”, shkruan “The Sun”.

The post Takim sekret mes Rita Orës dhe Jennifer Lopez appeared first on 55 News.

]]>
Chiara Ferragni i thotë “mirupafshim” Greqisë, me foto nga Shqipëria https://55news.al/show-biz/chiara-ferragni-i-thote-mirupafshim-greqise-me-foto-nga-shqiperia/ Wed, 30 Jun 2021 08:36:29 +0000 https://new.55news.al/?p=190956   Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka vizituar së fundmi Greqinë, ku ka prezantuar produktin e saj më të ri “Nespresso X Chiara Ferragni”. Pas disa ditëve me diell në Athinë, blogerja është rikthyer në Itali, por pa harruar të falenderojë shtetin helen për ditët e mrekullueshme.   “Mirupafshim për tani Greqi! […]

The post Chiara Ferragni i thotë “mirupafshim” Greqisë, me foto nga Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>
 

Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka vizituar së fundmi Greqinë, ku ka prezantuar produktin e saj më të ri “Nespresso X Chiara Ferragni”.

Pas disa ditëve me diell në Athinë, blogerja është rikthyer në Itali, por pa harruar të falenderojë shtetin helen për ditët e mrekullueshme.

 

“Mirupafshim për tani Greqi! Kalova kohën më të bukur!”, shkroi ajo në një Instastory, ku duket bregdeti shqiptar. Në fotografinë e postuar prej saj duket Karaburuni, Vlora dhe një pjesë e bregdetit Jon

The post Chiara Ferragni i thotë “mirupafshim” Greqisë, me foto nga Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>
Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës: Nuk do ta harroj atë ditë… https://55news.al/show-biz/dua-lipa-uron-pavaresine-e-kosoves-nuk-do-ta-harroj-ate-dite/ Wed, 17 Feb 2021 09:06:52 +0000 https://new.55news.al/?p=185681   Dua Lipa ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja me origjinë shqiptare ka zgjedhur fjalët më të bukur për të uruar 13-vjetorin e Pavarësisë.   “Gëzuar ditën Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Unë kurrë nuk do ta harroj atë po ndodhtë duke e parë në […]

The post Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës: Nuk do ta harroj atë ditë… appeared first on 55 News.

]]>
 

Dua Lipa ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja me origjinë shqiptare ka zgjedhur fjalët më të bukur për të uruar 13-vjetorin e Pavarësisë.

 

“Gëzuar ditën Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Unë kurrë nuk do ta harroj atë po ndodhtë duke e parë në TV ndërsa jetoja në Prishtinë. Të dridhura dridhura dridhura dhe një energji e qytetit! E paharrueshme … krenare që shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤”shkruan këngëtarja shqiptare

The post Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës: Nuk do ta harroj atë ditë… appeared first on 55 News.

]]>