The post “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL appeared first on 55 News.
]]>“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Dimri është stina e pushimeve, dhuratave, udhëtimeve dhe zbulimit të destinacioneve të reja.
Vit pas viti, numri i shqiptarëve që zgjedhin të festojnë festat e fundvitit jashtë Shqipërisë, vijon të jetë gjithmonë e në rritje. Madje edhe i atyre që zgjedhin të udhëtojnë me makinën e tyre.
Por siç e dimë, çdo automjet me targa shqiptare, e ka të detyrueshëm pajisjen me Sigurimin “Karton Jeshil” sa herë që del jashtë Republikës së Shqipërisë, përjashtuar vetëm Kosovën.
Çfarë është siguracioni “Karton Jeshil”?
Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.
Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
Shtetet ku vlen “Kartoni Jeshil”:
Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.
Përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?
– SIGAL ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.
– SIGAL është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.
– SIGAL ofron edhe mundësinë që, bahkë me “Kartonin Jeshil” të keni gjatë udhëtimeve tuaja edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.
“SIGAL AutoSOS” me mbulim rajonin dhe Evropën mundëson:
• Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
• Riparim në vend i automjetit
• Shërbim Karroatreci
• Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
• Parkim
• Akomodimi në hotel
• Riatdhesim me tren / avion ose udhëtim drejt destinacionit tuaj
• Shërbim Taxi
Blini ONLINE tani paketën më të mirë në treg, direkt nga celulari juaj, dhe mos u shqetësoni për të papriturat që mund të hasni në rrugët e rajonit apo Europës.
“Karton Jeshil + AutoSOS”
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KJ/KartonJeshilOnLine.aspx
SIGAL, lider i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
E themeluar më Shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit dhe stafit profesional, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.
Sot, SIGAL është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë së SIGAL.
SIGAL, udhëtojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
The post “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL appeared first on 55 News.
]]>The post Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? appeared first on 55 News.
]]>Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë produkte ose shërbime.
Niveli i arsimimit konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit të mirëqenies qoftë në aspektin individual apo edhe atë familjar. Këtë e reflektojnë edhe shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi shpenzimet sipas arsimit të kryefamiljarit. Sipas të dhënave, familjet të cilat kanë kryefamiljarin me arsim të lartë i kanë shpenzimet e konsumit më të larta se familjet me kryefamiljar arsimi i të cilit është 8/9 vjeçar apo i mesëm.
Por, nisur po nga të njejtat të dhëna, rezulton se edhe në vitin 2023, familjet që kishin kryefamiljar pa asnjë nivel arsimi shpenzuan më shumë se një vit më parë. Kjo tendencë është vënë re edhe në dy vitet e mëparshme.
Nga analiza e “Scan Intel” rezulton se niveli i shpenzimeve për konsum nga familjet në të cilat kryefamiljari ka arsim të lartë llogaritet në rreth 115 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, në vitin 2023, familjet me kryfamiljarë me arsim 8-vjeçar shpenzuan 85,268 lekë në muaj, familjet me kryefamiljar me arsim të mesëm shpenzuan 96,176 lekë në muaj, ndërsa familjet me kryefamiljar pa asnjë nivel arsimi shpenzuar rreth 62 mijë lekë.
Nëse i referohemi analizës së ndryshimit vjetor për shpenzimet e këtyre familjeve shohim se rritjen më të madhe të shpenzimeve e kanë regjistruar familjet të cilat e kanë kryefamiljarin me arsim të mesëm, me 12.9%. Ndërkohë, familjet të cilët e kanë personin e referencës me arsim të lartë i kanë rritur shpenzimet me rreth 8%. Rënie të shpenzimeve me 0.2% kanë regjistruar familjet me arsim 8/9 vjeçar, ndërsa ato me asnjë nivel të përfunduar i rritën shpenzimet me 3.9%.
Por sa diferencë kanë në shpenzime këto familje me njëra tjetrën. Pra, sa vlen arsimi në vendin tonë. Nëse shohim diferencën mes shpenzimeve të një familje me arsim të lartë dhe atyre me kryefamiljar me arsim 8/9 vjeçar, të dhënat tregojnë se arrin në rreth 30 mijë lekë në muaj. Nga ana tjetër, diferenca mes arsimit të mesëm dhe të lartë vlerësohet në 19 mijë lekë. Ndërkohë, diferenca mes arsimit të mesëm dhe atij 8/9 vjeçar është rreth 10 mijë lekë.
The post Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? appeared first on 55 News.
]]>The post A është e mundur që një student të blejë sigurim privat shëndetësor në Shqipëri? appeared first on 55 News.
]]>Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka qenë prej vitesh subjekt diskutimesh dhe shqetësimesh nga qytetarët, veçanërisht përsa i përket cilësisë së shërbimeve në spitalet publike.
Disa statistika të fundit tregojnë se shumë shqiptarë përballen me vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor të duhur.
Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, rreth 30% e shqiptarëve kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me shërbimet e ofruara në spitalet publike.
Një problem i madh është mungesa e burimeve dhe infrastruktura e varfër e spitaleve, që shpesh shkakton vonesa të gjata në trajtim dhe mungesë procedurash mjekësore të avancuara dhe tepër të nevojshme. Gjithashtu, ka pasur raste të raportuara për mungesë mjekësh dhe infermierësh në spitalet publike, duke e bërë akoma më të vështirë për pacientët që të marrin kujdesin e duhur.
Në këtë kontekst, blerja e një sigurimi privat shëndetësor për studentët në Shqipëri duket si një alternativë e arsyeshme.
Kjo jo vetëm që i jep mundësi studentëve të kenë akses në shërbime më të mira, por gjithashtu mund t’i ndihmojë ata të shmangin pritjet e gjata dhe shërbimet e kufizuara që ofrohen nga sistemi publik.
Sigurimi privat ofron një gamë më të gjerë shërbimesh, si kontrolle të shpejta dhe trajtime më efikase.
Një tjetër aspekt që justifikon blerjen e sigurimit privat është ngarkesa financiare me të cilën studentët përballen.
Duke qenë se shpesh janë të varur nga familjet e tyre, një sigurim privat mund t’i ndihmojë ata të minimizojnë kostot e shëndetit në rast sëmundjeje ose aksidenti.
Në përfundim, blerja e një sigurimi privat shëndetësor nga studentët në Shqipëri është një vendim që mund të ofrojë shumë përfitime, veçanërisht në një sistem shëndetësor që vazhdon të luftojë me mangësi.
Megjithatë, është e nevojshme që të punohet për ndërthurjen e këtyre sistemeve në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje sipas pagesës, por ama të sigurt në kujdesin shëndetësor.
Ofertat e SIGAL UNIQA
SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë shërbimesh për sigurimin shëndetësor, duke përfshirë mbështetje në rast lëndimi nga aksidentet dhe për trajtimin e sëmundjeve të rënda. Ky sigurim siguron qasje në kujdesin mjekësor të nevojshëm, duke përfshirë procedura diagnostike dhe trajtime të specializuara (edhe jashtë Shqipërisë).
Për më tepër, klientët përfitojnë nga privilegje të tjera si kontrolli i rregullt shëndetësor (check-up), kujdesi stomatologjik dhe shërbimet optike, duke garantuar një mbulim të plotë dhe të gjithëpërfshirës për mirëqenien e tyre. Kjo bën që SIGAL UNIQA të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë siguri dhe qetësi në menaxhimin e shëndetit të tyre.
“Karta e Kujdesit Shëndetësor” mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj por edhe Online në www.sigal.com.al (linku i blerjes online)
SIGAL UNIQA Group Austria, studiojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829
The post A është e mundur që një student të blejë sigurim privat shëndetësor në Shqipëri? appeared first on 55 News.
]]>The post Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur appeared first on 55 News.
]]>Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të gjirit shërben si reflektim mbi rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundje.
Ja disa këshilla që mjekët theksojnë për parandalimin e këtij kanceri:
• Kontrolloni peshën;
• Hani shëndetshëm dhe me disiplinë;
• Kryeni aktivitet fizik;
• Pini pak ose aspak alkool;
• Shmangni terapitë e zëvendësuese hormonale;
• Konsideroni marrjen e terapive bllokuese te prodhimit të estrogjenit;
• Mos pini duhan;
• Mbajini në gji fëmijët tuaj sa më gjatë të jetë e mundur;
Por përveç se një sëmundje e rëndë për t’u përballuar emocionalisht, kjo sëmundje ka kosto të larta financiare, mbi të gjitha kur individët zgjedhin ta kurojnë atë privatisht apo jashtë Shqipërisë.
Si e ka adresuar SIGAL UNIQA këtë sfidë financiare me produktet e saj të sigurimit?
Nëpërmjet produkteve:
– Jetë Plus: SIGAL UNIQA mbulon 100% të faturave mjekësore për trajtim në 3 spitale të cilat sugjerohen në varësi të llojit të tumorit malinj në Europë, mbulohen edhe kostot e akomodimit dhe ato të udhëtimit si edhe kostot e medikamenteve pas kthimit në Shqipëri.
– Sigurimi Anti Tumor: SIGAL UNIQA dëmshpërblen menjëherë të siguruaren e diagnostikuar me këtë sëmundje, në mënyrë që me paratë ajo të zgjedhë vetë strukturën mjekësore dhe mënyrën si dëshiron të trajtohet.
Oferta për Tetorin
Sot, mamografia është ekzaminimi më i rëndësishëm në kuadrin e kontrollit parandalues, pasi zbulon entitete patologjike që nuk zbulohen me teste të tjera imazherike.
Ndaj, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që vlen për të gjithë tetorin: çdo klient i ri që blen online në www.sigal.com.al një sigurim vullnetar pranë kësaj kompanie, automjet, pronë apo shëndet, bashkë me benefitet e shumta që ofrojnë këto sigurime, përfitojnë edhe kryerjen e një mamografie FALAS në një prej klinikave dhe spitaleve private më të mira në Tiranë.
Bëjini nënës, motrës, bashkëshortes apo vajzës suaj dhuratën e duhur këtë tetor!
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829
The post Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur appeared first on 55 News.
]]>The post OBSH/ Disa nga simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit, rastet kur duhet të paraqiteni menjëherë te mjeku appeared first on 55 News.
]]>Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.
Ndryshimet në madhësinë ose formën e gjirit
Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur. Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për çdo ndryshim të tillë dhe të konsultohen me mjekun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Gungë ose masë në gjoks apo sqetull
Prania e një gungë ose një mase në gjoks ose në zonën e sqetullës është një tjetër shenjë alarmante. Këto masa shpesh janë të forta dhe mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme nën lëkurë. Një vetë-ekzaminim i rregullt mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre ndryshimeve në një fazë të hershme.
Ndryshimet në lëkurën e gjirit
Ndryshimet në lëkurën e gjirit gjithashtu mund të jenë shenja paralajmëruese. Këto përfshijnë:
Skuqje ose irritim: Lëkura mund të duket e kuqe ose e irrituar.
Gropëzime ose valëzime: Pamja e “lëkurës së portokallit” është një simptomë e njohur.
Trashje e lëkurës: Mund të vëreni fortësi në disa zona.
Ndryshimet në thithkë
Një tjetër grup shenjash përfshin ndryshimet në thithkë, të tilla si:
Tërheqje e thithkës: Thithka mund të tërhiqet brenda ose të ndryshojë drejtim.
Skuqje ose lëkurë e çarë: Zona rreth thithkës mund të bëhet e thatë ose e irrituar.
Sekretime jo normale: Lëngjet nga thithka, sidomos nëse janë me gjak, duhet të merren seriozisht.
Dhembje ose parehati në gjoks
Edhe pse dhembja në gjoks është më pak e zakonshme si shenjë e kancerit të gjirit, çdo dhembje e vazhdueshme që nuk lidhet me ciklin menstrual ose ndryshimet hormonale duhet të kontrollohet. Kjo mund të përfshijë ndjesi të djegies ose ngërçe.
Nyje limfatike të enjtura
Enjtja e nyjeve limfatike në sqetull ose qafë mund të tregojë përhapjen e kancerit në këto zona. Këto nyje mund të ndjehen si gunga të vogla dhe të jenë të ndjeshme në prekje.
Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm dhe shërim. Mamografitë dhe kontrollet e rregullta mjekësore janë mjete kyçe në diagnostikimin e hershëm. Gratë mbi moshën 40 vjeç rekomandohet të kryejnë mamografi çdo vit, ose sipas këshillës së mjekut.
Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mësipërme, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse shumë nga këto simptoma mund të jenë rezultat i gjendjeve jo kanceroze, vetëm një profesionist shëndetësor mund të bëjë një vlerësim të saktë.
Njohja dhe vëmendja ndaj shenjave të hershme të kancerit të gjirit mund të bëjë një ndryshim jetësor. Kujdesi për shëndetin tuaj, kryerja e kontrolleve të rregullta dhe konsultimi me mjekun në rast të ndryshimeve janë hapat më të mirë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Në përfundim, informimi dhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit janë esenciale për ruajtjen e shëndetit të grave dhe zvogëlimin e rrezikut të kësaj sëmundjeje.
The post OBSH/ Disa nga simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit, rastet kur duhet të paraqiteni menjëherë te mjeku appeared first on 55 News.
]]>The post Parashikimi i motit për ditën e sotme: Temperaturat arrijnë deri në 29 gradë Celcius appeared first on 55 News.
]]>
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 11 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C
The post Parashikimi i motit për ditën e sotme: Temperaturat arrijnë deri në 29 gradë Celcius appeared first on 55 News.
]]>The post Temperatura deri në 37 gradë, por pasdite priten ndryshime/ Ja si do jetë moti sot appeared first on 55 News.
]]>Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që gjatë ditës së sotme vendi të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 34°C
në zonat e ulëta 18 deri 37°C
në zonat bregdetare 19 deri 36°C
The post Temperatura deri në 37 gradë, por pasdite priten ndryshime/ Ja si do jetë moti sot appeared first on 55 News.
]]>The post “Tring zilja”/ Nxënës të shëndetshëm dhe prindër të qetë me “Kartën e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA appeared first on 55 News.
]]>Dita e parë e shkollës është një ditë e lumtur për të gjithë fëmijët që kthehen në banga me dëshirën për të mësuar dhe për t’u takuar sërish me shokët e tyre.
Nga ana tjetër, prindër kanë nisur me shpenzimet për të bërë të mundur që atyre të mos i mungojë asgjë.
Por pyetja që ngrihet me të drejtë është: Sa të interesuar janë prindërit shqiptarë të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre?
Bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre. Investojmë në kurse të ndryshme. Përpiqemi t’i përgatisim për sfidat që mund të sjellë e ardhmja. Por nuk ua përcjellim kulturën e sigurimit duke e lënë shëndetin dhe sigurinë e tyre në dorë fatit.
Në Europë, atje ku duam të shkojmë, askush nuk mund ta konceptojë idenë që fëmija të niset drejt shkollës pa qenë më parë i siguruar dhe pa patur dikë që të përgjigjet financiarisht për gabimet njerëzore apo ngjarjet e papritura dhe aksidentale që mund të ndodhin.
Ndaj, do donim që përmes këtij artikulli t’ju njihnim me një produkt unik që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, “Karta e Kujdesit Shëndetësor për të Mitur”, dedikuar edhe nxënësve dhe studentëve në këtë vit të ri shkollor.
Falë kësaj Karte, e cila kushton vetëm 5,000 Lekë, fëmija juaj do të mund të marrë shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira të vendit në rast nevoje, të kryejë ekzaminime dhe vizita tek mjekët më të mirë, të keni mjekun në celularin tuaj 24 orë të ditës në 7 ditë të javës përmes aplikacionit “TeleShëndet”, ulje në rrjetin ekskluziv SIGAL UNIQA, mbrojtje nga aksidentet personale dhe shumë e shumë përfitime të tjera për plot 1 vit rresht.
Madje, falë “Kartës së Kujdesit Shëndetësor” përfitohet edhe Sigurimi i Jetës për prindin.
Ky produkt unik mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
The post “Tring zilja”/ Nxënës të shëndetshëm dhe prindër të qetë me “Kartën e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA appeared first on 55 News.
]]>The post Temperatura përvëluese ditën dhe natën/ Ky është moti për javën që vjen appeared first on 55 News.
]]>Moti për javën që vjen, pritet të jetë me temperatura edhe më të larta se kjo javë që po mbyllim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për motin e javës që vjen.
Për javën që presim:
vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).
Për ditët:
e Hënë, e Martë, e Mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Për ditët:
e Mërkur, e Enjte, e Premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

The post Temperatura përvëluese ditën dhe natën/ Ky është moti për javën që vjen appeared first on 55 News.
]]>The post I shtruar në QSUT prej disa ditësh, aktori i njohur Mehdi Malkaj lë sot spitalin appeared first on 55 News.
]]>Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka lënë sot ambientet e spitalit në QSUT.
Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.
Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit.
The post I shtruar në QSUT prej disa ditësh, aktori i njohur Mehdi Malkaj lë sot spitalin appeared first on 55 News.
]]>