Sport Archives - 55 News https://55news.al/category/sport/ Mon, 14 Oct 2024 19:11:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Sport Archives - 55 News https://55news.al/category/sport/ 32 32 Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë https://55news.al/sport/ndryshimet-e-silvinjos-japin-sukses-shqiperia-hakmerret-ndaj-gjeorgjise/ Mon, 14 Oct 2024 19:11:49 +0000 https://new.55news.al/?p=223617   Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së parë të dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme, duke mos lejuar hapësira në mbrojtjet respektive. Rastet ishin të pakta, ndaj mungoi […]

The post Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë appeared first on 55 News.

]]>
 

Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara. 

Gjatë pjesës së parë të dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme, duke mos lejuar hapësira në mbrojtjet respektive.

Rastet ishin të pakta, ndaj mungoi goli.

Sapo fillon pjesa e dytë, me një gjuajtje të fortë në minutën e 47-të, Kristjan Asllani shënon, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Ky ishte dhe goli i vetëm i sfidës, që i dhuroi skuadrës së Silvinjos fitoren e dytë në grup, duke mbajtur shpresën për vendin e parë.

The post Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë appeared first on 55 News.

]]>
Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë, ultrasit e Kombëtares nisin festën në Pragë https://55news.al/sport/kuqezinjte-rikthehen-sot-ne-fushe-ultrasit-e-kombetares-nisin-festen-ne-prage/ Sat, 07 Sep 2024 20:04:14 +0000 https://new.55news.al/?p=222419   Në Pragë sot në 20:45 luhet Ukrainë – Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve.  Në stadium priten afro 3 mijë tifozë kuqezi, teksa festa e ultrasve të Kombëtares ka nisur në baret dhe rrugët e kryeqytetit çek. Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani […]

The post Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë, ultrasit e Kombëtares nisin festën në Pragë appeared first on 55 News.

]]>
 

Në Pragë sot në 20:45 luhet Ukrainë – Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve. 

Në stadium priten afro 3 mijë tifozë kuqezi, teksa festa e ultrasve të Kombëtares ka nisur në baret dhe rrugët e kryeqytetit çek.

Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë, ndërsa ndaj Ukrainës nuk nisen si favorit por që kombëtarja ka detyrim rezultatin pozitiv për të nisur mbarë këtë kompeticion të rëndësishëm.

3 ditë më pas më 10 shtator Shqipëria do të presë në “Air Albania” një rival tjetër të fortë, Gjoergjinë.

The post Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë, ultrasit e Kombëtares nisin festën në Pragë appeared first on 55 News.

]]>
Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin https://55news.al/sport/policia-ne-strumice-i-kerkon-te-heqin-flamurin-shqiptar-ballistet-lene-ndeshjen-ne-mes-dhe-dalin/ Mon, 26 Aug 2024 15:15:22 +0000 https://new.55news.al/?p=222073   Shkëndija, ekipi shqiptar i Tetovës, ka arritur të marrë një tjetër fitore në Maqedoni. Këtë herë me shumë vlera pasi ka mundur AP Brera në shifrat 0-2 në Strumicë. Kjo ndeshje është shoqëruar edhe nga skandalet. Ballistët, tifo grupi besnik i Shkëndijës dhe i Kombëtares Shqiptare, kishte udhëtuar plot 200 km për të ndjekur […]

The post Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin appeared first on 55 News.

]]>
 

Shkëndija, ekipi shqiptar i Tetovës, ka arritur të marrë një tjetër fitore në Maqedoni. Këtë herë me shumë vlera pasi ka mundur AP Brera në shifrat 0-2 në Strumicë. Kjo ndeshje është shoqëruar edhe nga skandalet. Ballistët, tifo grupi besnik i Shkëndijës dhe i Kombëtares Shqiptare, kishte udhëtuar plot 200 km për të ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës. Por ata nuk arritën që ta shohin këtë takim për shkak të flamurit shqiptar.

Sic dihet, sa herë që Ballistët vendosen në tribuna mbajnë vendosur flamurin shqiptar si identitet. Por këtë herë policia në Strumicë i ka kërkuar tifozëve që të heqin flamurin shqiptar. Në fillim u mendua se kjo ishte një kërkesë e delegatit të ndeshjes, pasi vetëm ata mund ta bëjnë këtë kërkesë, por në fund nuk rezultoi e vërtetë.

Duke parë se mbajtja e flamurit ishte e pamundur, Ballistët vendosën që në minutën e 30 të largoheshin nga shkallët e stadiumit pasi nuk ndiheshin të përfaqësuar. Nga faqja zyrtare e Shkëndijës kanë bërë të ditur se largimi i flamurit shqiptar nuk kishte të bëjë me delegatin e ndeshjes, por e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës, që kishte urdhëruar largimin e flamurit kuqezi.

“Protesta e kuqezinjëve nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga klubi tetovar. 

The post Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin appeared first on 55 News.

]]>
Fillojnë Lojërat Olimpike/ Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të, 8 sportistë kuqezi në garë https://55news.al/sport/fillojne-lojerat-olimpike-shqiperia-merr-pjese-per-here-te-10-te-8-sportiste-kuqezi-ne-gare/ Fri, 26 Jul 2024 20:29:25 +0000 https://new.55news.al/?p=221017   Këtë të premte nisin Lojërat Olimpike Paris 2024, me ceremoninë që organizohet në kryeqytetin francez, Paris. Në këtë eveniment madhor, sportistë nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë vendin e tyre në fushat përkatëse sportive.  Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të në Lojërat Olimpike, teksa synon që të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. […]

The post Fillojnë Lojërat Olimpike/ Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të, 8 sportistë kuqezi në garë appeared first on 55 News.

]]>
 

Këtë të premte nisin Lojërat Olimpike Paris 2024, me ceremoninë që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Në këtë eveniment madhor, sportistë nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë vendin e tyre në fushat përkatëse sportive. 

Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të në Lojërat Olimpike, teksa synon që të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, nuk mund të lihen pa përmendur atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

Sa i takon orareve dhe datave përkatëse, të parën nga shqiptaret do të shikojmë qitësen Manjola Konini, me 27 korrik. Më pas, brenda dy ditësh, Koxhaku dhe Meça do të përpiqen që të bëjnë me të mirën në not. Me 3 dhe 4 gusht, Gega dhe Burraj premtojnë shumë në Atletikë ndërsa me 8 dhe 10 gusht radhën e ka mundja.

Do të jenë 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht. 32 sporte të ndryshme dhe 322 evente pritet të dhurojnë spektakël për të gjithë të apasionuarit e sportit.

The post Fillojnë Lojërat Olimpike/ Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të, 8 sportistë kuqezi në garë appeared first on 55 News.

]]>
Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm https://55news.al/sport/momenti-kur-tifozet-angleze-dhe-gjermane-perplasen-dhunshem/ Sat, 06 Jul 2024 12:28:36 +0000 https://new.55news.al/?p=220077   Gazeta britanike Daily Mail publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë. Sherri nisi pasi tifozët anglezë nisën të tallin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga kompeticioni. Dhjetëra persona u përfshinë në sherrin që nisi fillimisht me disa fyerje dhe sharje. Policia u desh të ndërhynte për të shuar […]

The post Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm appeared first on 55 News.

]]>
 

Gazeta britanike Daily Mail publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë.

Sherri nisi pasi tifozët anglezë nisën të tallin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga kompeticioni.

Dhjetëra persona u përfshinë në sherrin që nisi fillimisht me disa fyerje dhe sharje.

Policia u desh të ndërhynte për të shuar sherrin mes tifozëve.

Gjatë sherrit u përdorën edhe gota dhe shishe birre.

The post Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm appeared first on 55 News.

]]>
Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë https://55news.al/sport/spanja-behet-gjysmefinalistja-e-pare-e-europianit-eliminim-dramatik-i-gjermanise/ Fri, 05 Jul 2024 19:38:58 +0000 https://new.55news.al/?p=220049   Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila fitoi në kohën shtesë me rezultatin 2-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy skuadrat luajtën me mjaft […]

The post Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë appeared first on 55 News.

]]>
 

Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net.

Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila fitoi në kohën shtesë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy skuadrat luajtën me mjaft kujdes për t’u mos ndëshkuar.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të është Dani Olmo që pas një asisti të Yamal e dërgon topin pas shpinës së Manuel Neuer, duke kaluar Spanjën në avantazh.

Fundi është emocionues dhe dramatik. Gjermania barazon në minutën e 89-të me Florian Wirtz.

Me rezultatin 1-1 mbyllet koha e rregullt, teksa në shtesë, në minutën e 119-të Merino me kokë shënon golin e fitores së spanjollëve, që kualifikohen në gjysmëfinale.

The post Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë appeared first on 55 News.

]]>
Kombëtarja zbarkon në Shqipëri, Sylvinho: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e kombëtares është e ndritur! https://55news.al/sport/kombetarja-zbarkon-ne-shqiperi-sylvinho-faleminderit-te-gjitheve-e-ardhmja-e-kombetares-eshte-e-ndritur/ Tue, 25 Jun 2024 16:37:00 +0000 https://new.55news.al/?p=219597   Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Të shumtë ishin gazetarët, që ishin mbledhur për të pritur lojtarët e teknikun Sylvinho, për t’i bërë disa pyetje më shumë rreth aventurës së tyre në Gjermani, e cila për fatin tonë të keq, mbaroi shumë shpejt. I pari që doli përpara kamerave ishte “timonier” i […]

The post Kombëtarja zbarkon në Shqipëri, Sylvinho: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e kombëtares është e ndritur! appeared first on 55 News.

]]>
 

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Të shumtë ishin gazetarët, që ishin mbledhur për të pritur lojtarët e teknikun Sylvinho, për t’i bërë disa pyetje më shumë rreth aventurës së tyre në Gjermani, e cila për fatin tonë të keq, mbaroi shumë shpejt.

I pari që doli përpara kamerave ishte “timonier” i kësaj skuadre, braziliani Sylvinho, i cili u shpreh se pavarësisht gjithçka është shumë i lumtur për mbështetjen e madhe të tifozëve dhe si për performancën e “Kuqezinjve”, në Gjermani, teksa më tej theksoi se është pjesë e projektit, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i “Legjionarëve”. 

 
 

“Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur, jam pjesë e tyre, ndihem shumë mirë dhe i falenderoj. Jam mirë. Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin, ishte shumë e vështirë. Jam shumë krenar për federatën, lojtarët. Kishim shumë tifozë që na mbështetën, dua t’i falenderoj të gjithë.

Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë, duhet të përgatitesh mirë që të bësh krenar të gjithë. Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe.

Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Kemi lojtarë të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këto lojtar do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren. Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur”,- u shpreh tekniku brazilian. 

The post Kombëtarja zbarkon në Shqipëri, Sylvinho: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e kombëtares është e ndritur! appeared first on 55 News.

]]>
‘Dalim me kokën lart dhe me lojtarë të rinj’, Sylvinho: Luftuam fort në çdo ndeshje https://55news.al/sport/dalim-me-koken-lart-dhe-me-lojtare-te-rinj-sylvinho-luftuam-fort-ne-cdo-ndeshje/ Tue, 25 Jun 2024 10:52:57 +0000 https://new.55news.al/?p=219567   Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kombëtare në duelet ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.      “Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi […]

The post ‘Dalim me kokën lart dhe me lojtarë të rinj’, Sylvinho: Luftuam fort në çdo ndeshje appeared first on 55 News.

]]>
 

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kombëtare në duelet ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. 

 
 

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund.

Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë. Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar.

E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje.

Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Europianit dhe Botërorit”, u shpreh trajneri i Shqipërisë

The post ‘Dalim me kokën lart dhe me lojtarë të rinj’, Sylvinho: Luftuam fort në çdo ndeshje appeared first on 55 News.

]]>
Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë https://55news.al/sport/furia-kuq-e-zi-ne-rruget-e-duesseldorf-ne-prag-te-ndeshjes-shqiperi-spanje/ Mon, 24 Jun 2024 15:58:37 +0000 https://new.55news.al/?p=219539   Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do të transmetohet në orën 21 të mbrëmjes ku për ne është jetike një rezultat pozitiv ndërsa Spanja e ka kaluar grupin ku ka […]

The post Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë appeared first on 55 News.

]]>
 

Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do të transmetohet në orën 21 të mbrëmjes ku për ne është jetike një rezultat pozitiv ndërsa Spanja e ka kaluar grupin ku ka 6 pikë të plota. 

 

Ajo që vlen për tu theksuar është se Shqipëria përtej grupit me pikë kemi fituar një tjetër grup, ai  i tifozëve dhe atmosferës si brenda stadiumit po ashtu dhe jashtë saj.

Në rrugët e Dyseldorfit tifozët kuq e zi po festojnë si asnjëherë më parë , ndërsa në stadium priten rreth 35 mijë tifozë që mbështesin kombëtaren tonë.

 
 

The post Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë appeared first on 55 News.

]]>
Rrjeti britanik BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës https://55news.al/sport/rrjeti-britanik-bbc-shqiperia-eshte-gati-per-te-bere-historine-ndaj-spanjes/ Mon, 24 Jun 2024 11:19:09 +0000 https://new.55news.al/?p=219523   Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën. BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre.    Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar […]

The post Rrjeti britanik BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës appeared first on 55 News.

]]>
 

Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën.

BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre. 

 

Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar ndërkohë si fituese në grupin B, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta me një pikë.

“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit”, shkruan BBC.

Tashmë trajneri Silvinjo thotë se ekipi i tij do të luftojë për kualifikimin kundër Spanjës.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

BBC është ndalur edhe tek ato që ka thënë sulmuesi Arbër Hoxha. “Spanja është ekipi më i mirë i këtij grupi dhe jo vetëm i këtij grupi, por i të gjithë turneut”, tha ai.

Skuadra e Silvinjos është në një pozitë të vështirë, por trajneri brazilian tha se ekipi është krenar për paraqitjet në Gjermani deri më tani dhe se tani duan që të hedhin një hap më tej.

“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë. Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, tha trajneri.

Kualifikimi i Spanjës është arritur, por për trajnerin Luis de la Fuente loja me Shqipërinë do të jetë e vështirë.

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e kanë krijuar një surprizë këtu. Do t’i qasemi lojës si të gjithë ndeshjeve të tjera, sikur të jetë e fundit. Kemi një strategji për lojtarët që mendojmë se janë gati për ndeshje. Po fokusohemi vetëm në fitore sepse duam të fitojmë në çdo ndeshje”, tha trajneri spanjoll.

 Më tej media britanike rendit shanset e Shqipërisë.

“Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve”, shkruan BBC.

Por prapë se prapë edhe nëse Shqipëria nuk arin të dalë e dyta ka shanse të përparojë në fazën tjetër si një nga katër skuadrat e tjera më të mira.

Më tej britanikja ndalet edhe tek vendimi i fundit i pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra kuqezi është gati. Ndërsa trajneri i Spanjës flet për një rotacion në formacion duke u shprehur se, “gjëja e fundit që duan janë dëmtimet”.

The post Rrjeti britanik BBC: Shqipëria është gati për të bërë historinë ndaj Spanjës appeared first on 55 News.

]]>