Ad imageAd image

1944/“Reaksioni” duhej goditur

1 min lexim

Komunistët prisnin largimin e ushtrisë gjermane për të shpallur çlirimin imagjinar të radhës, si gjithë “çlirimet” e tjera. Ata ishin fokusuar në goditjen e “reaksionit”, pra të shqiptarit kundërshtar politik, sepse kjo ishte lufta e vërtetë. Ishin lëshuar kundër “reaksionit” në rrethinat e Shkodrës. Për këtë arsye, me telegramin nr.52, datë 25.11.1944, Enver Hoxha kërkonte:

“Informohemi se brigadat 6, 7, 22 janë angazhuar në luftime me reaksionin në Dukagjin duke harruar objektivin kryesor, Shkodrën e rrugën Shkodër-Podgoricë. Udhëzojmë kategorikisht që brigadat e naltpërmendura të marshojnë drejt objektivin kryesor që ju kemi caktuar”.

Megjithatë asgjë nuk ndryshoi pasi partizanët iu shmangën konfrontimit me ushtrinë gjermane. Rëndësi kishte lufta ndaj shqiptarit.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull