Ad imageAd image

Biznesi, në “fitim” me bankat? – Në vitin 2017 zëri i të ardhurave financiare ishte pozitiv

1 min lexim

Gjatë vitit 2017, sipërmarrja shqiptare pati një bilanc pozitiv në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve financiare. Të ardhurat e këtij zëri vijnë kryesisht nga interesat që biznesi merr nga investimet financiare, përfshi paratë e mbajtura në banka, ndërsa shpenzimet financiare konsistojnë në interesat dhe komisionet e paguara për bankat.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për herë të parë në pesë vitet e fundit, ky bilanc ishte pozitiv dhe biznesi arkëtoi 4.2 miliardë lekë të ardhura financiare. Në vitet e mëparshme, ky zë i bilancit kishte qenë negativ për disa dhjetëra miliardë lekë. Për shembull, në vitin 2016 zëri i të ardhurave dhe shpenzimeve financiare ishte negativ për gati 23 miliardë lekë.

Përmbysja e këtij raporti në vitin 2017 përbën një zhvillim të pazakontë dhe që mund të ketë disa shpjegime. Së pari, të dhënat mbështeten në anketimin e ndërmarrjeve dhe jo në pasqyra të mirëfillta financiare, çka mund të nënkuptojë edhe një shkallë më të madhe pasaktësie.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull