Ad imageAd image

Athinë/ Goditet banda e drogës, 5 shqiptarë në pranga

1 min lexim

Policia greke ka goditur një tjetër bandë që merrej me trafikimin dhe shitjen e kokainës në Athinë.  Janë sekuestruar 2 kg heroinë, 104 gram kokaine, 48.5 gram marijuane, 5 makina, 3 motorre, 55.810 euro, 1 pistolete me 2 krehera, 41 fisheke, 2 peshore, 20 celulare. Fitimi nga shitja e kokaines se sekuestruar llogaritet ne 300.000 euro.

Mësohet se në pranga ranë 5 shtetas shqiptarë dhe 3 grekë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 grekë dhe 1 shqiptar tjetër. Gjithashtu,

sipas mediave greke, thuhet se drejtues i organizates  është një shqiptar 35-vjecar, emri i të cilin nuk bëhet me dije. Operacioni policor u krye në zona te ndryshme te Athines ku u kryen arrestimet dhe kontrollet e banesave.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull