Ad imageAd image

Erdogan kërcënon sërish Haradinaj,’’Operacioni në Kosovë nuk është i fundit’’

1 min lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, pas arrestimit të 6 shtetasve turq të cilësuar si ‘’ gylenist’’.

Gjatë fjalës së tij në kongresin e gjashtë të partisë së tij, në qytetin Hatay, Erdogan e ka cilësuar si ’’ turp’’ veprimet e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndërkohë që ka theksuar se ‘’ operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit’’, duke falënderuar edhe presidentin Hashim Thaçi për ndihmën e dhënë ka bërë thirrje që është ‘’ vëllai ynë kushdo që shkollat e Feto-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif’’’.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull