Ad imageAd image

Fenomeni “martesë për letra”/ Ja sa shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane brenda 1 viti

2 min lexim

Një pjesë e mirë e shqiptarëve të cilët emigrojnë , zgjedhin të martohen me të huaj që të fitojnë të drejtën e nënshtetësisë së vendit ku kanë shkuar.

Edhe në Itali numri i shqiptarëve që fitojnë nështetësinë, duket se është në rritje, sidomos falë martesave me shtetas italianë. . Gjithsesi komuniteti i shqiptarëve në Itali është ndër komunitetet e huaja më historike në këtë vend e shumica e tyre kanë përmbushur tashmë ciklin e duhur ligjor për marrjen e nënshtetësisë italiane.

E drejta e nënshtetësisë italiane është e përcaktuar me ligjin 91 të 5 shkurtit të 1992 miratuar në Kushtetutën italiane. Ka të drejtë të marrë këtë nënshtetësi çdo qytetar i huaj që jeton dhe është rezident me leje të rregullt qëndrimi prej të paktën 10 vitesh në Itali, është i martuar prej 2 vitesh me një shtetas italianë si dhe të gjitha fëmijët e emigrantëve që lindin e janë rezidentë në Itali deri në moshën 18 vjecare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Statistiakt zyrtare të qeverisë italianë konfirmojnë se përgjatë vitit 2016 e deri më 1 janar të 2017, 36 820 emigrantë shqitparë kanë marrë nënshttetësinë italiane.

Gati 59%, baraz me 22 mijë shqiptarë kanë marrë këtë nënshtetësi si shkak i përmbushjes së kritereve ligjore të rezidencës me leje të rregullt qëndrimi në territor, 34% prej tyre e kanë marrë nënshtetësinë italiane për shkak të përcjelljes nga prindërit tek fëmijët apo pasi kanë lindur në territorin italian, ndërsa 5.7% për motive martesore me një shtetas italianë.

Gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1480 martesa të përziera ku njëri prej çiftit është me nënshtetësi shqiptare. Numri i emigrantëve shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë 

Ndani këtë artikull