Ad imageAd image

Itali, sekuestrohen 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

1 min lexim

8 ton hashash me vlerë 80 mln euro janë sekuestruar nga polcia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Napolit.

 Kjo është një sasi rekord e lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia italiane ka raportuar se, kjo lëndë narkotike do t’i sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli. 47 vjeçarja është  pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur organizatorët dhe bashkëpunëtorët e trafikut të drogës.

Ndani këtë artikull