Ad imageAd image

Lëvizja Vetëvendosje kërkon shqyrtimin e demarkacionit me Malin e ZI

1 min lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shqyrtimin e miratimit të Marrveshjes, për shënjimin e vijës kufitare me Malin e zi nga Kuvendi i Kosovës. Ajo e ka dërguar kërkesën e saj, sot duke qenë të bindur se ka shkelje të rënda të Kushtetutës së Kosovës.

‘’ Shkelja më e rëndë, të cilën dëshiroj ta potencoj, ka të bëj më sovranitetin dhe integritetin territorial të republikës së Kosovës’’- është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Sic ka theksuar ai, bazuar në dispozitat e Kushtetutës,’’integriteti territorial i vendit është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm’’.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull